Kasami: Tetova do të ketë ujë për pije 24 orë në ditë

Tetovë, 8 tetor – Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot mbajti tubim parazgjedhor në lagjen Teteks.

 

Ai potencoi se deri tani Tetova ishte qytet i ngujuar dhe është koha që të bëhet qyteti më i bukur në shtet.

“Me ardhjen e Lëvizjes BESA në vetqeverisjen lokale, Tetova do të ketë ujë për pije 24 orë në ditë, do të ketë kanalizim atmosferik dhe njëherë e përgjithmonë do të zgjidhet dhe harrohet problemi me mbeturinat. Duhet të miratohet edhe plani i përgjithshëm urbanistik, me atë që Tetova do të zgjerohet”, tha Kasami.

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës, i elaboroi 16 projektet kapitale, me të cilat ofron transformim të tërësishëm të Tetovës si qytet. Para qytetarëve fjalime mbajtën edhe disa kandidatë për këshilltarë, banorë të lagjes Teteks. 

Related posts

Erion Veliaj: Votone dhe ndihmojeni Petren

Redaksia

Arjanit Hoxha: me 17 tetor do ti japim karton të kuq oponentëtve

D V

Gashi: BDI ndër vite nuk e përfundoi shkollën e Vizbegut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More