Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Kastrati pyetet për pozën me bukuroshen, ndërkohë sjellim disa imazhe atraktive të saj

Futbollisti i Kosovës, Lirim Kastrati, ka nxitur reagime të shumta lidhur me publikimin e një fotografie në Insagram, ku shfaqej në krah të një bukurosheje.

Është spekuluar se bëhet fjalë për të dashurën e tij, identitet i të cilës nuk është bërë i ditur, mirëpo nga profili i saj në Instagram mësohet se ajo është kroate.

Në ndërkohë, pas ndeshjes së Kosovës kundër Moldavisë, në të cilën Kastrati e shënoi golin e fitores, sulmuesi i Dinamo Zagrebit nuk ka mundur t’i shmanget pyetjes lidhur me bukuroshen.

Mirëpo, 21-vjeçari ka refuzuar të flasë për jetën e tij private duke e mbajtur fokusin te futbolli.

“Kam qejf t’i mbaj gjërat private anash. Njerëzit të më njohin përmes futbollit, jo për jetën private”, ka thënë Kastrati.

Në ndërkohë, bukuroshja kroate në profilin e saj në Instagram numëron afro 26 mijë ndjekës, ndërsa në të ka publikuar imazhe të shumta që vënë në pah bukurinë e saj.

Nga pozat me të brendshme dhe veshjet atraktive që ia theksojnë linjat trupore, zeshkania duket mjaft e pëlqyeshme.

Postime të ngjashme

Oriola nuk i lë vend imagjinatës, i tregon pothuajse të gjitha në fotosesionin e ri

Dafina Vidishiqi

Me këtë datë publikohet kënga e re e Encës

Dafina Vidishiqi

Fjolla Morina emocionon me fjalët për gjyshen e ndjerë

Dafina Vidishiqi

Ava Max pozon me ngjyrat e ylberit me rastin e muajit të krenarisë

Dafina Vidishiqi

Rita Ora fotografohet duke shkuar në seancën e ‘pilates’, ndërsa shenjat në shpinën e saj tregojnë se ajo ka bërë hixhamën

Dafina Vidishiqi

Getoar Selimi paralajmëron projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Stinen

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...