Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Katari do të rifillojë tregtinë me Arabinë Saudite më 14 shkurt

Qarkullimi për qëllime tregtare do të rifillojë sipas masave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

Autoritetet e Katarit njoftuan rifillimin e qarkullimit për qëllime tregtare me Arabinë Saudite më 14 shkurt, duke iu përmbajtur masave mbrojtëse të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e Lajmeve e Katarit citoi autoritetin doganor të ketë thënë se: “Autoriteti i Përgjithshëm i Doganave ka publikuar një numër kontrollesh rregullatore dhe parandaluese që kanë të bëjnë me lëvizjen e mallrave të importuara dhe tranzit nga porti kufitar Salwa në Mbretërinë e Arabisë Saudite në portin kufitar Abu Samra në shtetin e Katarit”.

Shoferët e kamionëve që vijnë nga porti Salwa duhet të marrin një certifikatë të vërtetuar nga Ministria Saudite e Shëndetësisë, ku tregohet se janë testuar për koronavirus brenda një periudhe vlefshmërie jo më pak se 72 orë para se të hyjnë në pikën kufitare Abu Samra.

Po ashtu, autoriteti doganor tha se shoferët dhe kamionët që transportojnë mallra në Katar përmes pikës kufitare Abu Samra nuk lejohen të hyjnë në vend, ndërsa mallrat do të shkarkohen dhe do të ringarkohen në kamionë vendorë nga importuesi.

Më herët gjatë këtij muaji, autoriteti doganor i Katarit, njoftoi se 95 automjete private hynë në Katar nga Arabia Saudite përmes vendkalimit kufitar gjatë tre ditëve të para të hapjes së tij pas njoftimit të pajtimit mes vendeve të Gjirit.

“Numri i automjeteve private që kaluan portin Abu Samra nga Katari drejt Arabisë Saudite gjatë së njëjtës periudhë arriti në 835”, thuhet më tej.

Katari nënshkroi marrëveshjen e pajtimit me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin duke i dhënë fund mosmarrëveshjes disavjeçare.

Të katër vendet në vitin 2017 ndërprenë marrëdhëniet diplomatike dhe tregtare me Katarin duke e akuzuar për “mbështetje të terrorizmit”.

Pas marrëveshjes së tyre të pajtimit, të katër vendet ranë dakord të rihapin hapësirën e tyre ajrore për avionët e Katarit.

Postime të ngjashme

Britania heq karantinën për të vaksinuarit nga SHBA-ja dhe BE-ja

D V

Policia në Berlin ndalon mbajtjen e dy protestave për koronavirus

D V

Biden mbështet synimin e bjellorusëve për demokraci pas takimit me Tsikhanouskayan

D V

Franca do të kërkojë pasaportën shëndetësore nëpër kafiteri nga 9 gushti

D V

Zyra e Prokurorit në Bosnje inicion rastet e para nën Ligjin për mohim të gjenocidit

D V

Tokio regjistron rekord të rasteve me koronavirus

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...