Agjencia Zhurnal.mk

Katari ngelet jashtë samiteve arabe për naftën

Katari nuk ka marrë asnjë ftesë për dy samitet emergjente që pritet të mbahen pas sulmeve të aseteve të naftës saudite.

Një zyrtar i ministrisë së jashtme i Arabisë Saudite, duke iu referuar takimeve emergjente të liderëve të vendit, mohoi pjesëmarrjen e Katarit në samite, duke cekur vendet e tjera, por jo fqinjin e pasur me naftë dhe gaz natyror.

Mbreti Salman ftoi liderët e Gjirit dhe ata të Ligës Arabe që në këto samite emergjente t’u adresohen sulmeve ndaj aseteve të naftës.

Samitet do të mbahen në Mekë me 30 maj, njofton agjencia shtetërore saudite e lajmeve.

Ndërkohë Katari ka reaguar duke i quajtur regjimet në rajon si “fëmijërore”, teksa vazhdon të akuzohet për “tradhti” dhe të izolohet përballë sanksioneve nga të gjithë fqinjët, që nga viti 2017.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...