Kate Middleton u shfaq në premierën e filmit të ri të James Bond me veshje të ngjashme si Princesha Diana në premierën e vitit 1985

Kate Middleton dukej mahnitëse në premierën e filmit të James Bond, “No Time To Die”, mbrëmë ndërsa i bëri një dedikim prekës Princeshës Diana.

Dukesha e Kembrixhit, 39 vjeçe, u bashkua me Charles, 72 vjeç, Camilla, 74 vjeçe dhe burrin e saj Princ William për të takuar yllin e 007, Daniel Craig dhe anëtarët e tjerë të kastit përfshirë: Rami Malek, Lea Seydoux dhe Lashana Lynch në ‘Royal Albert Hall’ në Londër, shkruan DailyMail.

Nëna e tre fëmijëve, Kate kishte veshur një fustan të zbukuruar me gurë, të bërë me porosi të Jenny Packham – i cili zakonisht kushton 2,800 funte. E veshur me mëngë të pelerinës dhe shpatulla të strukturuara, ajo kombinoi fustanin e saj me vathë të markës “Onitaa” prej 290 funtesh – të cilat ishin bërë në Pakistan nga marka e modës luksoze të Azisë Jugore.

Zgjedhja e veshjes së Kate ishte shumë e ngjashme me një veshje të ngjashme të veshur nga Princesha Diana në vitin 1985 për premierën e filmit të James Bond, i quajtur atëherë “A View to Kill”.

Kate tejkaloi edhe yjet e shfaqjes me në fustanin e përshtatshëm, të krijuar për t’u dukur si metal i lëngshëm, nga një prej stilistëve të saj të preferuar britanikë.

Duke u dukur elegante, veshja e Kate-it kishte një pelerinë të stilit të viteve 1970 të bashkangjitur dhe dukesha përfundoi pamjen me vathë ari dhe këpucë, me flokët e saj të mbështjellë në majë të kokës.

Por veshja e saj prej ari i bëri jehonë, pasi një veshje thuajse të ngjashme kishte veshur rreth 36 vite më parë.

Duke marrë pjesë në premierën e vitit 1985 së bashku me Princin Charles, Diana veshi fustanin e veshur me argjend, të cilin e kombinoi me taka argjendi.

Me një sy të mprehtë për detajet, Kate shpesh i është referuar Princeshës Diana me zgjedhjet e saj të stilit.

Related posts

Fifi shkëlqen me fustan të kuq, publikon tri foto unike

D V

“Big Brother” ia sjellë në shtëpi Fifit mishin e shumëkërkuar, këngëtarja iu kërkon falje banorëve për sjelljet e saj agresive

D V

Rita Ora shfaqet e zhveshur, teksa mbulohet vetëm me fanellën e Anglisë për të shprehur përkrahjen e saj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More