Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë TOP LAJM - KS

Katër deputetë të LDK-së mund të mos qëndrojnë në sallë për Presidentin

Sot Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur që të qëndroj në sallë ditën kur do të votohet për president të Kosovës e që pritet që Vjosa Osmani të jetë kandidate për këtë post të rëndësishëm.

Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes me deputetët e tij, ka thënë se kanë vendos që të respektojnë nevojën e qytetarëve për stabilitet politik.

”Jemi për të dhënë zgjidhje edhe kur ato duken të paarritshme. Me forcën politike që kemi kam pasur dy mundësi. Të zgjedh obstruksionin dhe të pengojmë shumicën të marrë vendim ose të jemi pjesë e zhvillimeve duke respektuar nevojën e qytetarëve për stabilitet politik. Kemi zgjedhur të dytën’’, deklaroi Abdixhiku pas takimit.

Por, televizioni Kanal10 ka thënë se burimet e saja tregojnë që katër deputetë të LDK-së mund të mos qëndrojnë në sallë gjatë seancës për president.

Sipas televizionit përkundër vendimit të Kryesisë për t’ia bërë kuorumin Vjosa Osmanit për Presidente, deri në 4 deputetë të LDK-së mund të mos qëndrojnë në sallë duke rrezikuar zgjedhjen e saj në këtë post.

Postime të ngjashme

Haradinaj: Nëse bëhem kryetar nuk do ta lejoj Përparim Ramën ta ndërtojë lagjen e planifikuar në Badovc

Dafina Vidishiqi

Preteni tregon si ndodhi aksioni i UÇK-së për moslejimin e ndarjes së Mitrovicës

Dafina Vidishiqi

“Air Prishtina Holidays”: Pas fluturimeve të nostalgjisë, vijnë ato të kënaqësisë

R Zh

Osmani: Faza e re e dialogut të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë

Dafina Vidishiqi

Gërvalla në Samitin e Evropës Juglindore: Kosova angazhohet për bashkëpunim rajonal midis partnerëve të barabartë

Dafina Vidishiqi

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë zv.kryeministrit Bislimi, Kryeziu: Takimet janë të rregullta

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...