Katër filxhanë kafe në ditë mbrojnë zemrën tuaj

nga Redaksia

Konsumimi i katër filxhanëve të kafesë brenda ditës ndihmon në lëvizjen e rregullt të proteinave në mitokondrie dhe rrit funksionin e tyre të mbrojtjes së qelizave kardiovaskulare nga dëmtimet.

Kështu sipas këtij studimi del se konsumimi i kafeinës lidhet përveç me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës edhe me disa sëmundje tjera, si diabeti 2 dhe arresti kardiak, përcjell Klan Kosova.

Sipas hulumtimit të kryer në Plos Biology, thuhet se përdorimi i katër filxhanëve të kafesë brenda ditës ka efekt mbrojtës, duke shtuar se këto efekte edhe mund të jenë psikologjikisht relevante.

“Rezultatet tona tregojnë një mënyrë të re veprimi të kafeinës”, ka thënë Haendler, njëri prej hulumtuesve.

“Njëra ndihmon mbrojtjen dhe riparimin e muskujve të zemrës përgjatë veprimit mitokondria p27”.

“Këto rezultate mund të çojnë te një strategji më e mirë e mbrojtjes nga dëmtimet të muskujve që zemrës, duke shqyrtuar edhe konsumimin e kafeinës”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More