Katër futbollistë arrestohen për përplasje fizike

Tetovë, 13 shtator – Katër futbollistë të ligës së dytë Teteks dhe Kadino përfunduan në Stacionin Policor pas ndeshjes së kampionatit për shkak të përplasjes fizike midis lojtarëve të të dyja ekipeve, informoi sot SPB Tetovë.

 

“Nëpunës policorë i kanë privuar nga liria D.M (20), H.D. (29) nga Shkupi, futbollistë nga FK “Teteks” dhe M.R (20) dhe V.I. (29) dhe përfaqësues i FK “Kadino”, ndërsa për shkak të involvimit të tyre në përplasje fizike pas përfundimit të ndeshjes midis këtyre dy ekipeve të ligës së dytë. Përveç kësaj, D.M. me shishe plastike ka goditur një nëpunës policor i cili ka marrë veprime zyrtare rreth zyrtare rreth përplasjes fizike, ndërsa H.D ka penguar nëpunësin policor gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare. Ndriçohet dhe dokumentohet rasti dhe do të vijojnë parashtresa përkatëse”, informon Marjan Josifoski, zëdhënësi i SPB Tetovë.

Dueli përfundoi me rezultat 1-1. Gjatë ndeshjes ka pasur edhe një numër të madh të konflikteve verbale midis futbollistëve. Në këtë afat kalimtar futbollistët kishin në transferim nga Kadino në Teksas dhe anasjelltas.

Related posts

Në Dibër dhe Qendër Zhupë me dy doza janë vaksinuar rreth 7.500 persona

D V

Mickoski: 14 njerëz vdiqën në Tetovë dhe ende mendohen për dorëheqje

D V

53 të shëruar dhe 9 raste të reja me Covid në Maqedoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More