Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Katër kinezë hanë 30 kilogram portokaj për të evituar pagesën shtesë në aeroport

Katër persona nga Kina kanë ngrënë 30 kilogram portokaj në Aeroportin Ndërkombëtar në provincën e Yunnanit për të evituar pagesën e tejkalimit të peshës së bagazhit.

Burrat nuk pranuan të kryenin një pagesë shtesë në aeroport dhe në vend të kësaj zgjodhën që t’i hanin ato, shkruan The Independent.

Këtë vendim ata e morën pasi pagesa shtesë për kalimin e peshës së çantave të tyre do të shkonte në 34 funta që i binte të paguanin gjashtë herë më shumë se që kishin paguar për të blerë portokajtë, ka raportuar gazeta kineze “Global Times”.

Veprimi i tyre është bërë viral në të gjithë Kinën pasi ishte përhapur fillimisht në rrjetet sociale këtë javë.

“Në u ndalëm aty dhe filluam t’i hanim të gjithë portokajtë, për 20-30 minuta”, ka thënë njëri nga katër burrat identiteti i të cilëve nuk u bë i ditur.

Siç bëhet e ditur, ngrënia e 30 kilogramëve portokaj, atyre u ka shkaktuar probleme me ulcerën e gojës.

Postime të ngjashme

Pas fotos së ëmbël të ditëlindjes së George fshihet pikëllimi i Kate Middleton

D V

Shikoni mirë dhe zbuloni nëse keni një çrregullim të rrezikshëm!

D V

Fotot e dasmës; Mbesa e Dianës martohet me milionerin 62-vjeçar

D V

Zbulohen për herë të parë sekretet e bërthamës së Marsit

D V

E pazakontë, babai i Meghan Markle do të hedhë në gjyq të bijën dhe princ Harryn për këtë arsye

D V

Ajo vendosi kamera në dhomë për të parë macet, por filmoi pronarin: Ai hyri në dhomën e gjumit dhe nuhati veshjet e saj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...