Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Katër komisione parlamentare pritet të mblidhen sot

Në Kuvendin e Kosovës, këtë të mërkurë do të mblidhen katër komisione parlamentare.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, do të diskutojnë për pika të ndryshme.

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal do të mbajë takimin në ora 10:00, ku pika të rendit do të jenë Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mbajtur me 20.04.2021 dhe rishqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media, për vitin 2020.

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere pritet të mblidhet nga ora 10:00, pika të rendit të ditës do të jenë “Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për tremujorin e parë për vitin 2021; Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020; Shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020 dhe Shqyrtim dhe diskutim i rekomandimeve te Raportit te Progresit te BE mbi buxhetin, financat dhe transferet”.

Kurse, Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë do të ketë takim njoftues me me Petrit Ajetin,Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit do të bëhet në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione duke filluar nga ora 13:00.

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Sot kujtojmë Ibrahim Rugovën, Adem Jasharin, UÇK-në dhe ata që dhanë jetën për liri

Dafina Vidishiqi

OVL proteston në shesh: Ministrat që fyen UÇK-në nuk ia dinë vlerën lirisë

Dafina Vidishiqi

A kanë të drejtë qytetarët të xhirojnë policinë?

Dafina Vidishiqi

Dy autobusë me pelegrinë dhe alpinistë serbë nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Dafina Vidishiqi

ShSKUK: 115 pacientë në trajtim nga Covid-19

Dafina Vidishiqi

Haradinaj: Kosovë, urime Dita e Çlirimit

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...