Katër pacientë janë në gjendje kritike, tetë kthehen nga jashtë, ndërsa 16 shkojnë në mjekim shtëpiak

nga D. V.

Shkup, 24 mars – Pas të gjitha hulumtimeve të bëra, sot nga institucionet shëndetësore publike në Shkup pritet të lëshohen 16 pacientë nga tragjedia në Koçan. Siç paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp, ata do të vazhdojnë me mjekim në kushte shtëpiake. Tridhjetë pacientë do të vazhdojnë të mjekohen në institucionet shëndetësore publike të kryeqytetit.

Siç  informoi Zatavari, në shtet për momentin po mjekohen 54 pacientë nga tragjedia në Koçan. 46 në institucionet shëndetësore publike, ndërsa tetë në spitale private.

Nga ata në shëndetësinë publike, 26 po mjekohen në Qendrën klinike “Nëna Terezë”, tre në KARMI, gjashtë në Korurgjinë plastike, 11 në Toksikologji, nga dy në Pulmologji dhe kirurgjinë e fëmijëve dhe nga një në Korurgjinë torakale dhe Oftalmologji. Nga dhjetë persona po mjekohen në SPQ “8 Shtatori” dhe Klinikën për sëmundje krirugjike “Shën Naumi i Ohrit”.

jashtë vendit po mjekohen 115 pacientë. Ministri tha se katër persona të cilët janë në mjekim jashtë vendit, ndodhen në gjendje kritike. Këtë javë pritet që tetë prej atyre që janë jashtë vendit, të kthehen në klinikat tek ne.

“Tashmë po përgatitemi për pranim të pacientëve të cilët kthehen, të cilët po mjekohen jashtë vendit. Jashtë Maqedonisë po mjekohen 115 pacientë. Këtë javë presim tetë pacientë të fillojnë të pranohen fillimisht në klinikat tek ne”, nënvizoi Taravari.

Ai sqaroi se pacientët janë në fazë të infektimeve dhe komplikimet janë të mundshme. Megjithatë, shtoi, punonjësit shëndetësorë të huaj po e japin maksimumin.

“Shpresoj që së paku gjysma e pacientëve të kthehen për dy javë”, shtoi Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More