Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Katër persona të lënduar në një aksident në rrugën Kërçovë-Gostivar

Katër persona janë lënduar, nga të cilët një vajzë më rrëndë në një aksident trafiku që ka ndodhur dje rreth orës 14 në magjistralen Kërçovë-Gostivar.

Në aksident, siç informon MPB, u përfshinë atuomjeti transportues “Mercedes”, me targa të Kërçovës, i drejtuar nga S.N.(55) nga Kërçova dhe automjeti “Opel Astra” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga V.M.(23) nga Kërçova.

Spitali i përgjithshëm në Manastir ka konstatuar lëndime të rrënda trupore te A.M.(19) nga Kërçova, bashkëudhëtare në automjetin e udhëtimit. Lëndime trupore, të cilat i konstatoi Spitali në Kërçovë, kanë marrë vozitësi i automjetit “Opel Astra”, 17-vjeçari bashkëudhëtar dhe I.A.(22) të gjithë nga Kërçova, informon MPB.

Inspektim në vendin e aksidentit ka kryer ekipi inspektues nga NjPB Kërçovë.

Postime të ngjashme

Humb jetën një punëtor në Koçan

D V

Kapet shqiptari me 494 mijë euro, ja ku i kishte fshehur

D V

Arrestohet 37 vjeçari në Fushë-Kosovë

N E

Lëndohet rëndë një motoçiklist në një aksident në Shkup

Z H

MPB konfirmon lajmin e Zhurnalit: Kapet marihuanë me vlerë 150 mijë euro

Z H

Sulmuan njëri-tjetrin me mjete të forta, arrestohen dy pejanët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...