Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Katër pikat më kontestuese mes Sofjes dhe Shkupit!

Shkup, 5 janar – Referencë e shkurtër dhe e gjatë për emrin e shtetit, pakica maqedonase në Bullgari, puna e komisionit të përbashkët të përzier për çështje historike dhe arsimore, si dhe afati për realizimin e marrëveshjes, gjegjësisht insistimi i Sofjes zyrtare që ato të jenë pjesë e kornizës negociuese me BE-në, janë katër pikat më kontestuese mes Sofjes dhe Shkupit, kanë deklaruar burime diplomatike për RE, përcjell Zhurnal.mk

Po të njëjtat burime kanë theksuar se këto katër çështje do të mbetet që të bisedohen pas zgjedhjeve parlamentare bullgare, të cilat duhet të mbahen në muajin prill.

Se ka përparim për çështjet tjera, këto ditë, është konstatuar edhe nga marrëveshja e arritur për transmetimin e televizionit nacional bullgar BNR në platformën e Telekomit të Maqedonisë. Për të njëjtën marrëveshje ka informuar edhe Ministria e Jashtme bullgare, e cila ka njoftuar se do të transmetohen në platformën e Telekomit të Maqedonisë përveç televizionit shtetëror bullgar edhe Tv Evropa, TV Wens dhe TV Turizëm. Për momentin nga televizionet e Maqedonisë, nga muaji mars në Bullgari duhet të fillojë të transmetohet Televizioni Shtetëror dhe Radio Shtetërore e Maqedonisë. Ndërkohë, komisioni i përzier mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për çështjet kontestuese historike dhe arsimore duhet të mblidhet më 25 dhe 26 shkurt. Deri më tani anëtarët e këtij komisioni kanë sjell përfundmie për kremtimin e përbashkët të pesë figurave historike- Mbretit Samoil, Shën Kirilit dhe Metodit, Shën Klimentit dhe Naumit të Ohrit, por të njëjtat nuk janë bë zyrtarisht publike, për arsye se kjo duhet të bëhet në një konferencë të përbashkët ndërqeveritare mes Shkupit dhe Sofjes.  (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Biznesmenë nga Koçani dhe Berova me interes për masën “Diversifikimi i fermave dhe zhvillimi i bizneseve të vogla”

Z H

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...