Agjencia Zhurnal.mk

Katër raste të reja me COVID-19 në Krujë

Tre punonjëse të një fasonerie në qytetin e Krujës kanë rezultuar pozitive nga testi i tamponit, ndërkohë që dhe një rast i ri është shënuar në Fushë Krujë.

Ai është djali i së ashtuquajturës pacientja zero për Fushë Krujën, e cila rezultoi e infektuar pak ditë më parë.

Me t’u konstatuar rastet në fasoneri janë marrë masa për mbylljen e menjëhershme të fasonerisë, një fabrikë këpucësh me afro 250 punonjës, si dhe është mbyllur edhe tregu i fruta perimeve në qytet, raporton TCH.

Ka nisur dhe gjurmimi në terren i të gjitha kontakteve që kanë pasur këto raste.

Numri i të prekurve nga Covid 19 në rrethin e Krujës shkon në 11, po situata në qytetin e Krujës duket jo e mirë për shkak të rasteve të konstatuara në fasonerinë ku numri i punonjësve, kryesisht gra është i lartë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...