Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Katër skiatorë vdesin si pasojë e një orteku në Utah, katër të tjerë arritën të mbijetonin

Katër skiatorë kanë vdekur si pasojë e një orteku në një zonë rekreative popullore në shtetin amerikan të Utah.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, katër persona të tjerë mbetën të lënduar në këtë incident, që ndodhi të shtunën në Millcreek Canyon pranë Salt Lake City.

Këta tetë persona të zënë në ortek njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin të moshës midis 23 vjeç dhe 38 vjeç.

Orteku vdekjeprurës thuhet se u shkaktua aksidentalisht nga skiatorët, sipas Qendrës së Ortekut në Utah.

Organizata më herët kishte thënë në Twitter se në rajon kishte “kushte të rrezikshme orteku”.

Të gjithë kishin me vete pajisje sigurie sikurse fenerë orteku, të cilët paraqesin një sinjal radiofonik për të ndihmuar ekipet e shpëtimit të lokalizonin ata persona që ‘varrosen’ nën dëborë.

Të mbijetuarit arritën ta gërmonin vetën nga orteku si dhe thirrën shërbimet e urgjencës.

Postime të ngjashme

Qindra persona evakuohen nga Afganistani në SHBA

D V

Raportohet se varianti Delta përhapet sikurse lia e dhenve

D V

Biden kërkon që secilit person të vaksinuar t’i ndahen 100 dollarë

D V

Moduli rus destabilizon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

D V

Kina përballet me shpërthimin më të keq të koronavirusit, pas atij të Vuhanit

D V

BE-ja kërkon mbështetje për krizën me migrantë në Lituani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...