Kosovë

Katër të vdekur dhe 55 raste të reja me coronavirus në Kosovë

Zhurnal Ads

Në 24-orët e fundit nga coroanvirusi kanë humbur jetën edhe katër persona, janë konfirmuar 55 të reja  dhe janë shëruar  150 pacientë.

Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka thënë se ka rënie të personave të infektuar me COVID-19, teksa ka bërë thirrje që të respektohen masat ndaj COVID-19.

Ramadani bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 150 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.585 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.507.
Rastet pozitive janë nga: komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prishtinë 8 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste.

Komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Hani i Elezit 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Lipjan 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Junik, Kamenicë dhe Skenderaj”.

Postime të ngjashme

Aborti i 13-vjeçares nga Gjilani, Prokuroria kërkon paraburgim për gjinekologun

admin

Serbë e shqiptarë, nuk bashkëpunojnë, pika e Merdares, doganierët nën një çati, por të ndarë

admin

Veseli: Mos i urreni gjyqtarët, Gjykata Speciale është pjesë e formimit të shtetit tonë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...