Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Katër të vdekur dhe 57 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Katër viktima dhe 57 raste të reja me Coronavirus janë shënuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, njofton Insajderi.

Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e përditshëm të tyre.

Përveç viktimave dhe rasteve të reja, përgjatë kësaj periudhe kohore janë regjistruar edhe 137 persona të shëruar nga ky virus.

“Numri total i rasteve pozitive është 14.939 raste nga 60.913 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 611 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 137 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.325 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.003”, thuhet në njoftim.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 16 raste, komuna Gjilan 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Kamenicë dhe Kaçanik”, bën të ditur IKSHPK.

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nesër finalizohet drafti i parë i koncept dokumentit për vetingun në sistemin e drejtësisë

Bekim Laçi

OAK: Të ketë menaxhim më të mirë të parasë dhe pronës publike

Bekim Laçi

Osmani kërkoi dorëheqjen e Dakës, ajo e refuzon

Bekim Laçi

Votimi i rezolutës së PDK-së u shty për seancë tjetër

Bekim Laçi

Nje ditë para takimit, vijnë deklarata kundërthënëse nga Prishtina dhe Beogradi

Bekim Laçi

Ky është Agimi që u fotografua gjatë luftës në Kosovë teksa kalonte përmes gardhit me gjemba

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...