Shqipëri

Katër ton kokainë dhe 5.5 mln euro në cash/ Si u godit karteli i fuqishëm shqiptar me emrin ‘Kompania Bello’. Çfarë thotë Europol

Zhurnal Ads

“Los Blancos” operacioni ndërkombëtar i shtrirë në 10 shtete, përfshi edhe Shqipërinë, për të cilin u hetua plot 5 vite, rezulton të jetë operacioni më i madh kundër një grupi kriminal të kokainës, që drejtohej nga një shqiptar.

Ndërsa policia shqiptare njoftoi se në vendin tonë janë arrestuar 5 persona si pjesë e këtij grupi, pa specifikuar rolin e tyre, u bë me dije se karteli i drogës fshihej nën emrin ‘Kompania Bello’.

Nga hetimet ka rezultuar se “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën drejtohej nga një shqiptar.

Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia, si dhe numri i personave të arrestuar ka shkuar në 20 persona.

Nuk dihet nëse kreu i grupit është Eldi Dizdari, apo i njohur ndryshe si Denis Matoshi, por mësohet se pikërisht në kuadër të këtij operacioni këtij personi i janë vënë prangat në Dubai. Ai është shpallur në kërkim pas masakrës së “ish-Bllok”, pasi dyshohej si një nga personat kyç që ka lidhje me ngjarjen e rëndë. Dyshohet se Eldi Dizdari kishte mosmarrëveshje me biznesmenin Ervin Mata për pazare droge dhe kjo ka çuar në përplasjen mes tyre. Dizdari është kushëriri i Arbër Çekajt, pronari i kompanisë “Arbri Garden” ku para më shumë se një viti u sekuestrua një sasi prej 613 kilogramësh kokainë.

Në lidhje me superaksionin ndërkombëtar, agjencia e zbatimit të ligjit e BE sqaron se bëhet fjalë për “një operacion policor i koordinuar me përpikmëri në 10 vende ka shkatërruar një grup të krimit të organizuar shqiptar që kontrabandonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë duke çuar në arrestimin e 20 të dyshuarve. Europol tha të enjten se banda, e njohur si Kompania Bello, ishte një nga rrjetet më aktive të trafikut të kokainës në Evropë.

Europol ndihmoi në koordinimin e një serie bastisjesh nga qindra oficerë policie të martën që çuan në arrestime pas një hetimi pesë-vjeçar, të udhëhequr nga Italia. flitet për një bandë të pazakontë në tregtinë ndërkombëtare të drogës pasi kontrollonte çdo aspekt të zinxhirit të furnizimit – nga rregullimi i dërgesave të drogës nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja e tij në të gjithë Evropën”,- siç shkruan Associated Press.

Postime të ngjashme

Lajm i mirë/ Vaksina antiCovid në Shqipëri do të jetë falas

S.B.

Shqiptari i penduar rrëfen sekretet e mafias në Vibreto: Ne filluam duke i vënë flakën makinave

admin

Një vit pas tërmetit, Xhaçka: U ringritëm edhe më të fortë, i paharruar kujtimi i viktimave!

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...