Katër top klube evropiane të gatshme ta paguajnë klauzolën e Dani Olmos

nga D V

Dani Olmo ka pasur një vit me ulje ngritje për shkak edhe të lëndimeve te skuadra gjermane RB Leipzig.

Megjithatë e ardhmja e tij duket larg klubit gjerman, pasi ai do të bëj hapin e madh në karrierë.

Shkëlqimi në Euro 2024 vetëm sa i ka ndihmuar Olmos për të bërë më të fortë interesimin e top klubeve evropiane për të.

Sport Bild ka raportuar se janë katër top klube evropiane si Manchester City, Liverpool, Bayern Munich dhe Barcelona që janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e yllit spanjoll.

Klauzola e largimit të Olmos nga RB Leipzig është 60 milionë euro, një shumë e përballueshme për skuadrat e lartpërmendura.

Sipas Sky Sport kjo klauzolë përfundon më 15 korrik dhe skuadrat e mëdha evropiane po përshpejtojnë për ta bindur Olmon të transferohet në radhët e tyre.

Reprezentuesi spanjoll ka shkëlqyer në Euro 2024 me tre gola dhe dy asistime në pesë ndeshje të zhvilluara dhe tani në finale me Spanjën e tij do të përballen me Anglinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More