Agjencia Zhurnal.mk

Katër vaksina kundër Covid-19 kanë nisur testimet te njerëzit, gara për sukses e SHBA, Kinës, Gjermanisë e Italisë

Koronavirusi COVID-19 duket se nuk do të ndalet pa u gjetur një vaksinë kundër tij.

Në botë ka nisur gara për zhvillimin e vaksinës më të shpejtë nga kompani të ndryshme farmaceutike.

Gjermania miratoi testimet te njerëzit për vaksina të mundshme të koronavirusit, të zhvilluara nga kompania gjermane bioteknike “BioNTech”, e cila po garon me ekipe të tjera në Gjermani, SHBA dhe Kinë për të zhvilluar një agjent që do të ndalojë pandeminë.

Ky testim, i katërti në të gjithë botën i një vaksine që synon koronavirusin e ri, do të zhvillohet fillimisht te 200 njerëz të shëndetshëm, përfshirë disa prej tyre me rrezik më të madh nga sëmundja, që do të jenë në një fazë të dytë, sipas deklaratës nga rregullatori gjerman i vaksinave “Paul Ehrlich Institute”, të mërkurën.

“BioNTech” tha se po zhvillonte katër kandidatë për vaksina, në bazë të një programi të quajtur BNT162 me partnerin e saj, gjigantin farmaceutik “Pfizer”. Testet e vaksinës ishin planifikuar gjithashtu në SHBA, pasi të ishte siguruar miratimi rregullator. “BioNTech”, e cila i dha të drejtat Kinës për “BNT162” ndaj “Shanghai Fosun Pharmaceutical” nën një marrëveshje bashkëpunimi në mars, po garon me firmën bioteknike gjermane, “CureVac” dhe atë amerikane, “Moderna”, në garën për të zhvilluar vaksina për mesazherin-ARN.

Këto molekula veprojnë si receta që udhëzojnë qelizat njerëzore të prodhojnë proteina antigjene, të cilat lejojnë sistemin imunitar të zhvillojë një arsenal kundër infeksioneve të ardhshme të koronavirusit. “Moderna” filloi të testonte vaksinën e saj eksperimentale ndaj njerëzve në mars.

Dy vaksina të ndryshme eksperimentale të koronavirusit u miratuan për teste njerëzore nga Kina javën e kaluar. Një njësi e “Sinovac Biotech” dhe “Instituti Wuhan i Produkteve Biologjike” janë duke zhvilluar këto teste. Në mars, Kina miratoi një tjetër provë klinike për një kandidat vaksinimi të zhvilluar nga Akademia e Shkencave Mjekësore Ushtarake dhe firma bioteknike “CanSino Bio”.

Ndërkohë, në Britani, sot nisin testimet e vaksinës te njerëzit, e prodhuar nga shkencëtarët e Oksfordit. Por pritet edhe testimi i një vaksinë e dytë koronavirusi në qershor. Një laboratori në “Imperial College London” iu premtua të martën 22.5 milionë paundë nga Sekretari britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, për krijimin e një vaksine kundër COVID-19.

Ai planifikon të fillojë eksperimentet te njerëzit brenda rreth gjashtë javësh. Ndërsa vaksina e Oksfordit do të përpiqet të stimulojë sistemin imunitar, duke përdorur një virus të zakonshëm ftohjeje të marrë nga majmunët, studiuesit në “Imperial College” janë duke përdorur pika të lëngshme për të bartur materialin gjenetik që duhet për të hyrë në qarkullimin e gjakut.

Të dy do të funksionojnë, në teori, duke rikrijuar pjesë të koronavirusit brenda pacientit dhe duke detyruar sistemin e tyre imunitar të mësojë se si ta luftojë atë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...