Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Katimerini: Zaev beson se nuk do të ketë bllokadë bullgare në negociatat me BE-në

Athinë, 19 tetor, zhurnal.mk – “Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipëria po shpresojnë se do të marrin datë zyrtare për fillimin e negociatave për antarësim në BE deri në fund të vitit. Vitin e kaluar presidenti francez Emanuel Macron e suspendoi procesin, por më pas e anuloi veton, pasi Komisioni Evropian vendosi procedurë më të ashpër dhe reverzibile për aderim në BE për përmbushjen e kushteve të vendosura nga Parisi”, shkruan sot gazeta greke, Katimerini, transmeton Zhurnal.

Nëdrkohë, Marrëveshja e Presës e hoqi pengesën greke, por kryeministri Zaev tani po ballafaqohet me pengesë tjetër në rrugën e vendit të tij deri te data e dëshiruar për fillimin e negociatave: Marrëveshja me Bullgarinë.

“Edhe pse Bullgaria ishte e para që e pranoi shtetin e ri të krijuar ballkanik në vitin 1991 nën emrin kushtetues, Republika e Maqedonisë dhe se Zoran Zaev dhe homologu i tij bullgar nënshkruan Marrëveshje për fqinjësi të mirë në vitin 2017 i dizajnuar ti zgjidhë dallimet e tyre historike, Sofja tani por kërcënon ti bllokon bisedimet për antarësim të Shkupit në Bashkimin Evropian”, qëndron në tekstin e Katimerini.

Në prag të zgjedhjeve parlamentare, një pjesë e elitës politike të udhëhequr nga zv/kryeministri dhe ministër i mbrojtjes Karakaçanov (me mbështetje të disa historianëve) e konteston marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut.

“Zaev punon në gjetjen e një kompromisi për dallimet historike që të mos rrënohen marrdhëniet mes dy vendeve mike, por thellë ne vete beson se nuk ka arsye të brengoset për bllokadën e mundshme bullgare në rrugën e vendit të tij drejt BE-së. Për evropianët dhe amerikanët, marrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Marrëveshja e Prespës janë dy shtyllat kyçe që e mbajnë paqen dhe stabilitetin në rajon”, vlerëson gazeta greke.

Postime të ngjashme

Më shumë se një dokument për ndryshimin e kufijve në Ballkan, DW përmend luftën

R Zh

Presidenti Pendarovski dekreton Ligjet nga Pakoja e pestë e masave ekonomike

R Zh

Ambasadori i BE-së: Heqja e liberalizimit të vizave nuk diskutohet

R Zh

Regjistrohen 364 raste me Kovid-19 prej 2.379 testimeve, 24 të vdekur, 689 të shëruar

R Zh

Kuvendi i miratoi ligjet nga pakoja e pestë të masave ekonomike

R Zh

Mariçiq kritikon opozitën: Vetëm te ne nuk mund të zbatohet votimi online

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...