Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Katolikët dhe një pjesë e ortodoksëve sonte e festojnë Buzmin, në prag të Krishtlindjeve

Shkup, 24 dhjetor, zhurnal.mk – Besimtarët katolikë dhe një pjesë e të krishterëve ortodoksë të cilët kohën e llogarisin sipas Kalendarit gregorian, sot e festojnë Buzmin, në prag të Krishtlindjeve, lindjen e Jezu Krishtit.

Në vend, festimi qendror me rastin e festës do të mbahet sot në orën 18:00 në Kishën katolike “Zemra e Jezusit” në Shkup. Liturgjinë e shenjtë do ta kryesojë peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov.

Nga Peshkopia e Shkupit informuan se në liturgjinë në kishë do të lejohet prania e një numri të vogël të besimtarëve në raport me vitet e kaluara në pajtim me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19. Gjithashtu, siç cekën, para kishës do të vendoset zërimi, ndërkaq do të ketë edhe video bim.

Krishtlindjet nesër i festojnë edhe Kishat ortodokse greke, bullgare, rumune, ukrainase dhe gjeorgjiane, të cilat e pranuan Kalendarin gregorian.

Bota tjetër ortodokse që udhëhiqet sipas Kalendarit Justinian, mes të cilëve kishat ortodokse ruse, serbe dhe maqedonase, Patriarkana e Jerusalemit, si dhe një pjesë e murgjve në Malin e Shenjtë, Krishtlindjet i festojnë më 7 janar.

Postime të ngjashme

Pendarovski për propozimin e Osmanit: Nuk ka nevojë të ndryshohet asgjë në Kushtetutë

Z H

Spasovski në takim me shefat e sektorëve për punë të brendshme dhe punë kufitare

Z H

843 raste të reja me Covid në Maqedoni, vdesin 11 pacientë

Z H

Ministri Mariçiq nënshkroi rregullore për rritjen e pagave të policisë gjyqësore

Z H

Debat publik: Nevojitet vullnet më i madh politik për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore

Z H

Nga BB-ja 37 milionë euro shtesë në Projektin për lidhje përmes rrugëve lokale

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...