Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Katolikët i festojnë Pashkët

Shkup, 4 prill – Besimtarët e Kishës katolike sot e shënojnë festën më të madhe krishtere, Ringjalljen e Krishtit – Pashkët.

Me rastin e festës, peshkopi i Shkupit, Kiro Stojanov dërgoi urim për Pashkët.

“Të dashur vëllezër dhe motra, ne shpresonim që Pashkët e këtij viti të mos rëndohen nga pandemia Kovid-19 siç ishte rasti vitin e kaluar në këtë kohë dhe se do të mund ta festojmë solemnisht në kushte normale, por ja edhe këtë vit këtë festë të madhe krishterë duhet ta festojmë në të njëjtat rrethana si një vit më parë, me kujdes dhe me të gjitha masat paraprake për të mbrojtur njëri-tjetrin nga infeksioni i mundshëm. Edhe Selia e Shenjtë njoftoi se edhe këtë vit, Papa Françesku do të festojë Pashkën në bazilikën bosh të Shën Pjetër për shkak të numrit shumë të kufizuar të besimtarëve.

Për ne Pashkët do të thonë se ndjejmë praninë e ringjalljes së Krishtit në Kishën e tij. AI është me ne dhe mbetet me ne. Ne jemi sendërtuar në trupin e tij mistik të Kishës, kështu që jeta e tij është edhe jeta jonë. Prandaj, të mos humbim shpresë, Zoti shpesh është shoqëruesi ynë i qetë i cili na shoqëron siç i shoqëroi dy nxënësit derisa shkonin drejt Emausit. Ndoshta do ta njohim tek disa njerëz që do t’i takojmë, tek vëllai ynë apo motra të cilët vuajnë dhe të cilëve do t’u shtrijmë dorën dhe do t’u ndihmojmë me dashurinë tonë. Ai është shpresa dhe fuqia jonë në përditshmërinë tonë. Ai, Krishti i ringjallur dhe Zoti, le të na çojë drejt dritës së tij në Mbretërinë e tij të dashurisë, gëzimit dhe paqes. Urime festa Krishti u ringjall – Pashkët!”, thuhet në urimin e peshkopit të Shkupit, Kiro Stojanov

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...