Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Katrugalos: Të aktivizohet këshilli për bashkëpunim i nivelit të lartë me Maqedoninë e Veriut

Shkup, 12 maj – Zhurnal – Përgjegjësi për politikë të jashtme në SYRIZA-n opozitare, Jorgos Katrugalos ka theksuar nevojën që Greqia t’i promovojë dispozitat e Marrëveshjes së Prespës por edhe ta aktivizojë këshillin për bashkëpunim në nivel të lartë me Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit me shefin e diplomacisë greke në kuadër të kontakteve të Denediasit me përfaqësuesit e partive politike për tema të politikës së jashtme, Katrugalos u përqendrua edhe në marrëdhëniet me vendin tonë.

Tha se edhe pse kjo ishte çështje për të cilën nuk kanë biseduar në mënyrë të detajuar me Dendiasin, megjithatë porositi se akoma presin të sillen për ratifikim në Parlament memorandumet që dalin nga Marrëveshja e Prespës por edhe se duhet të mbahet seanca e dytë qeveritare midis dy vendeve.

“Do të duhet më shumë ta theksojmë nevojën Greqia të jetë faktor që e promovon perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. T’i promovojmë të gjitha dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, veçanërisht atë që promovojnë interesat tona dhe ta aktivizojmë Këshillin për bashkëpunim në nivel të lartë me këtë vend”, tha Katrugalos pas takimit me Dendiasin

Postime të ngjashme

Komuna e Çairit vendosi tabela të reja basketbolli në fushën e sportit në lagjen “Gazi Babë”

R Zh

Milloshoski: Bujar Osmani të raportojë për udhërrëfyesin me Bullgarinë para Komisionit për Politikë të Jashtme

R Zh

Aleanca për Shqiptarët: Nxënësve u kërkohen para për dëftesa, partia e korruptuar, BDI të ndalojë keqpërdorimet

R Zh

Në mjekim spitalor janë 105 pacientë me kovid, 37 prej tyre në Shkup

R Zh

Zaev: LSDM-ja është favorite në zgjedhjet lokale

R Zh

Vazhdojnë rregullat aktuale për hyrje në Greqi

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...