Kavadari me afro 30 për qind pjesëmarrje deri në orën 13

nga Redaksia

Kavadar, Rosoman 8 maj – Kavadari ka dalje prej 28,51 për qind në zgjedhjet presidenciale dhe 28,53 për qind në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 13. Në Rosoman, 22,81 për qind është dalja në zgjedhjet parlamentare dhe 22,92 për qind në zgjedhjet presidenciale, për atë periudhë. Për këtë informuan nga Komisioni komunal i zgjedhjeve.

Në Kavadar votohet në 60 vendvotime, votohet për president të shtetit dhe mandate të deputetëve, informoi kryetarja e KKZ-së, Emilija Petrovska.

Janë regjistruar gjithsej 31.982 zgjedhës për zgjedhjet parlamentare, 31.926 për presidenciale, me të drejtë vote në Kavadar.

Në Rosoman votohet në dhjetë vendvotime. Kryetari i Komisionit komunal të zgjedhjeve, Zoran Kostov, kumtoi se gjithsej 3.300 zgjdhjes janë evidentuar në listën për votim në zgjedhjet e sotme në komunën Rosoman.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More