Agjencia Zhurnal.mk

Kazancı: Lirohet Hilmi Balcı, një nga 4 punonjësit tanë të arrestuar në Egjipt

Drejtori i Përgjithshëm i Anadolu Agency (AA), Şenol Kazancı, tha se është liruar shtetasi turk Hilmi Balcı, një nga 4 punonjësit që u arrestuan ditë më parë në Zyrën e Anadolu Agency (AA) në Kajro të Egjiptit.

“U lirua Hilmi Balcı, një nga 4 punonjësit tanë të arrestuar në Egjipt. Presim lirimin me kusht edhe të punonjësve të tjerë”, ka thënë drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı.

Bastisja e policisë së Egjiptit në Zyrën e AA-së në Kajro

Policia e Egjiptit ditën e martë më 14 janar duke bastisur Zyrën e AA-së në Kajro, arrestoi 4 punonjës, njëri prej të cilëve shtetas turk, dhe i dërgoi ata në një vend të panjohur.

Policët pasi mbërritën në zyrë rreth orës 17:00 sipas kohës lokale, mbyllën kamerat dhe ndërprerë lidhjen e internetit.

Forcat e sigurisë ushtruan kontrolle deri në orët e mëngjesit në zyrë, ndaluan punonjësit të kontaktojnë me jashtë dhe konfiskuan pasaportat, celularët dhe laptopët e tyre.

Reagimet ndërkombëtare

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, lidhur me bastisjen në Zyrën e Anadolu Agency (AA) në Kajro dhe arrestimin e 4 punonjësve të saj nga policia egjiptiane ka deklaruar se “Ne gjithmonë jemi të shqetësuar nga lajmet lidhur me arrestimin dhe ndalimin e gazetarëve. Do të hetojmë çështjen”.

Një zëdhënës i Departamenti të Shtetit të SHBA-ve i cili kërkoi të mbetet anonim, lidhur me bastisjen e policisë egjiptiane në Zyrën e AA-së theksoi se “Jemi të vetëdijshëm rreth lajmit në fjalë. Nëse është e vërtetë, i bëjmë thirrje qeverisë egjiptiane të lirojë gazetarët në paraburgim (punonjësit e AA-së) dhe të lejojnë median e lirë dhe të hapur në Egjipt”.

Gjithashtu edhe në një dekalaratë nga Lidhja e Agjencive të Lajmeve në Ballkan – Evropën Juglindore (ABNA-SE) u theksua se “bastisja e kryer nga policia egjiptiane është një veprim flagrant që dëmton drejtpërdrejt lirinë e shtypit dhe komunitetin e gazetarisë”. ABNA-SE bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të gazetarëve, të cilët mbahen pa asnjë informacion nga autoritetet egjiptiane.

Aleanca Evropiane e Agjencive të Lajmeve (EANA) në deklaratën e saj dënoi fuqimisht bastisjen e kryer nga forcat egjiptiane në Zyrën e AA-së në Kajro. “Bordi i EANA-s i kushton në rëndësi të madhe vlerave demokratike dhe lirinë e gazetarisë e shohim si një gurthemeli të shoqërisë demokratike. Prandaj, veprimet kundër këtyre vlerave janë një veprim jashtëzakonisht të dënueshëm”.

Pas reagimeve intensive Egjipti u përpoq të shtrembërojë çështjen

Ministria e Brendshme e Egjiptit tentoti të shtrembërojë çështjen me një deklaratë skandaloze që bëri mbrëmë pas reagimeve intensive ndërkombëtare dhe se pasi kishin kaluar 24 orë nga bastisja që policia egjiptiane kishte zhvilluar ndaj Zyrës së AA-së në Kajro duke mos treguar asnjë arsyetim.

Në deklaratën ku nuk përmendej aspak emri i Anadolu Agency dhe ku nuk paraqitej asnjë akuzë konkrete, thuhej se bastisja e kryer në zyrë ishte zhvilluar pas marrjes së lejes nga Prokuroria e sigurisë së lartë shtetërore të Egjiptit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...