Kazermat në Petrovec dhe Kumanovë do të kalojnë në ngrohje me gaz natyror

Shkup, 9 korrik – Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në deklaratë për mediumet do të informojë për ndërrimin e energjensit të shfrytëzuar për ngrohje të kazermave “Strasho Pinxhur” në Petrovec dhe “Boro Menkov” në Kumanovë nga mazuti dhe nafta në gaz natyror, paralajmëroi Ministria e Mbrojtjes (MM).

 

Me ndryshimin e mënyrës së ngrohjes, potencojnë nga MM, është ndikuar në ruajtjen e mjedisit jetësor duke e marrë parasysh se gazi natyror është energjens më ekologjik, ndërsa njëkohësisht zvogëlohen mjetet e nevojshme për ngrohje të objekteve në kazermë.

Deklaratës së Shekerinskës do t’i paraprihet takim me personat përgjegjës në Ministrinë dhe me përfaqësuesit e kompanive të cilët janë zgjedhur në furnizim publik për realizimin e ndryshimit të mënyrës së ngrohjes të këtyre kazermave.

Related posts

Shilegov: Jam duke e rinovuar shtëpinë për shkak të instalimit të vjetëruar

N E

Parakushtet për hyrje në Greqi vazhdohen për edhe një javë

D V

RMV/ Shtetasit e diasporës më lehtë do t’i marrin dokumentet personale

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More