Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

KE dëshiron masa më të rrepta për udhëtime brenda dhe jashtë BE-së

Bruksel, 25 janar – Komisioni Evropian (KE) sot u propozoi vendeve anëtare të BE-së të vendosin masa më të rrepta për udhëtarët brenda dhe jashtë Unionit për të shmangur valë të reja nga Kovid-19, informon Zhurnal.mk

Vendet duhet më ashpër t’i dekurajojnë me lëvizje jo-thelbësore përtej kufijve, por edhe brenda vetë vendeve duke pasur parasysh që mutacionet e reja të virusit janë më ngjitëse dhe përhapen shumë shpejt, paralajmëruan Komisionerët e BE-së, Didie Rejnders dhe Ilva Johanson në konferencën për shtyp. Për vendet jashtë BE-së, Komisioni rekomandon testim të detyrueshëm para nisjes dhe dorëzimin e një testi jo më të vjetër se 72 orë si dhe karantinë ose izolim prej 14 ditësh maksimum. KE kërkon gjithashtu të ndërmerren masa më të rrepta për udhëtarët që vijnë nga vendet ku janë zbuluar variacione të reja të virusit, përkatësisht Britania e Madhe dhe Afrika e Jugut. Për këta udhëtarë duhet të kërkohen edhe teste shtesë gjatë mbërritjes në një vend të BE-së.

Më në fund, Komisioni rekomandon edhe të vendoset formular i përbashkët evropianë për lokalizimin e pasagjerëve. Tani për tani, secili vend ka formularët e vetë, Komisioni beson se të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet ta kenë të njëjtën formular. Sa i përket vendimit për të hequr një vend të tretë nga lista e destinacioneve me rrezik të lartë, Komisioni kërkon të shtohet një kriter për praninë e llojeve mutante të virusit. Kriteret e tjera për normën e pozitivitetit dhe të testimit mbeten të njëjta.
BE duhet t’i shtrëngojë rregullat e udhëtimit jo vetëm në vetë Unionin, por edhe në vetë vendet anëtare, beson KE-ja, pa e rrezikuar funksionimin e tregut të përbashkët. Për këtë qëllim, vendet anëtare të BE-së i kanë modifikuar kodet me ngjyra, duke e shtuar të kuqen e errët për vendet me një normë veçanërisht të lartë infeksioni dhe pozitiviteti.

Për udhëtarët që mbërrijnë nga këto zona, KE rekomandon test dhe karantinë, por vendimi mbetet në duart e autoriteteve kombëtare. Sidoqoftë, ekzekutivi evropian përkujton që punëtorëve thelbësore, personave që punojnë në zonën kufitare ose i kalojnë rregullisht kufijtë për arsye familjare duhet t’u lehtësohen procedurat. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Zhurnal mëson / Afaristi i mirënjohur, Argëtim Saliu kandidat për kryetar komune i koalicionit ASH – AAA për Strugë?

Bexhet Musliu

Bilall Kasami dhe gjithë funksionarët e Lëvizjes Besa bëjnë thirrje për Regjistrim të popullatës

T E

“Shtetësia”, janë paraqitur rreth 1 000 persona

T E

Hoxha: Deri më 31 mars do të prolongohet afati për blerjen e edhe 1.500 tonë duhan

Bexhet Musliu

Izraeli lider në botë, Serbia ndër të parat, ja në cilat vende kryesojnë me programet e imunizimit

T E

Arrestohen dy shtetas britanez në aeroportin e Shkupit me test PCR të falsifikuar

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...