Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

KE: Fillim të shpejtë të negociatave me Shkupin dhe Tiranën

Shkup, 3 maj – Zhurnal – Pas deklatarës së ministrit gjerman të Punëve të Jashtme se nuk duhen të ndahen Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në procesin e negociatave me BE-në, me qëndrim të ngjashëm reagoi edhe Komisioni Evropian, transmeton Zhurnal.

Zëdhënësja për Zgjerim, Ana Pisonero, në brifingun e sotëm të rregullt për gazetarë e përsëriti qëndrimin e Komisionit Evropian.

“Komisioni Evropian me padurim pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kjo është pozita e qartë e Komisionit, por Këshilli është ai që duhet t’i miratojë kornizat negociuese që i kemi parashtruar më herët”, tha Pisonero.

Ajo shtoi se pret nga kryesimi portugez t’i konvokojë konferencat për të dy vendet sa më shpejtë.

Komisioni Evropian vlerëson se të dy vendet janë të gatshme t’i fillojnë negociatat me BE-në, menjëherë pasi vendet anëtarë të japin dritë të gjelbër, për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

Postime të ngjashme

Analisti Petar Arsovski pret rritje të euroskepticizmit

N E

Fatmir Limani shkarkohet nga posti i tij në Ndërmarrja Publike ELEM

N E

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton ligjin për ndërtimet pa leje

N E

Analizë / Lindja e Mesme nga një faktor botëror i naftës po shndërrohet edhe në aktorin kryesor të gazit !

R Zh

Dështimi i nisjes së negociatave, ASH-AAA fut në lojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

R Zh

Demanton ministri Hoxha: Edhe një shpifje e rradhës nga p(a)rtalet e “opozitës së rrejshme”

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...