Komisionerja evropiane për Shëndetësinë, Stella Kirijakides sot i paralajmëroi vendet anëtare të BE-së të mos përpiqen të lidhin marrëveshje të ndara për furnizim të vaksinave, pasi ata me marrëveshje të përbashkët e kanë transferuar atë të drejtë në Komision.
“Më lejoni t’ju kujtoj se me miratimin e marrëveshjes për delegim të negociatave për furnizim të vaksinave te Komisionit Evropian, ju keni rënë dakord të mos filloni procedura tuaja për furnizim të vaksinave me të njëjtët prodhues”, u tha komisionerja Kirijakides ministrave të Shëndetësisë të vendeve anëtarë, duke diskutuar për gjendjen shëndetësore në BE përmes video lidhjes.
Vendet anëtare të BE-së në qershor të vitit të kaluar i dhanë mandat Komisionit Evropian të negociojë dhe të lidhë marrëveshje për furnizim të vaksinave në emër të tyre.
Ditët e kaluara, është aktuale publikimi i Gjermanisë se ka nënshkruar marrëveshje bilaterale me “Fajzer / BioNTek” për furnizimin e 30 milionë dozave shtesë. Gjithashtu, Qiproja është përpjekur gjithashtu të lidhë marrëveshje me Izraelin për furnizimin e vaksinave.
“E kuptoj presionin e publikut në vendet anëtare dhe frikën nga qytetarët, por lidhja e marrëveshjeve paralele vetëm e minon qasjen evropiane që tashmë ka dhënë rezultate”, tha komisionerja.
Komisioni Evropian deri më tani ka nënshkruar marrëveshje për furnizimin e vaksinave nga gjashtë prodhues të ndryshëm, dy prej të cilëve tashmë janë aprovuar për përdorim, “Fajzer/ BioNTek” dhe “Moderna”.
Vaksina shpërndahet deri te vendet anëtarë sipas pjesës së tyre në popullsinë e përgjithshme të BE-së.