KE: Marrëveshja me Fronteksin nuk mund të nënshkruhet për shkak të gjuhës maqedonase

Bruksel, 11 tetor – Nga Komisioni Evropian për MIA-n konfirmuan se marrëveshja për menaxhim me kufijtë ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut mbetet e bllokuar nga ana e Bullgarisë sepse ky vend nuk e pranon identitetin maqedoans, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Marrëveshja me Agjencinë e BE-së, e njohur edhe si Fronteks, ka ngecur tre vjet, Bullgaria refuzon ta nënshkruajë për shkak të klauzolës gjuhësore.

Kjo marrëveshje, e nënshkruar me vendet tjera të rajonit, duhet t’i mundësojë BE-së në rast të krizës së refugjatëve, për shembull, të sistemojë oficerë të saj policor në kufirin e Maqedonisë, së bashku me policinë vendore.

Në kushte të ballafaqimit me Bashkimin Evropian për shkak të gjendjes në Afganistan, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut megjithatë mbetet e panënshkruar sepse Sofja nuk e pranon klauzolën në fund të dokumentit ku përmenden gjuhën  në të cilat është nënshkruar.

Të gjitha vendet tjera e kanë këtë klauzolë ku janë cituar gjuhët, në rastin e Bosnja e Hercegovinës janë cituar të gjitha tre gjuhët zyrtare. Por, Bullgaria kërkon të qëndrojnë “gjuhët e  palëve nënshkruese”, që është e papranueshme për palën maqedonase, sepse Maqedonia e Veriut në atë rast do të ishte vendi i vetëm  në të cilën nuk është përmendur gjuha.

Nga aspekti juridik, siç sqarojnë në Bruksel, mosnënshkrimi i marrëveshjes me Fronteksin do të thotë se nëse nesër  ndodh krizë e re e refugjatëve si në vitin 2015, Bashkimi Evropian  nuk ka bazë juridike të sistemojë oficerë të saj në kufirin maqedonas. Maqedonia e Veriut ka disa marrëveshje bilaterale me vendet anëtare të BE-së me të cilat u lejohet policëve nga këto vende të patrullojnë së bashku me policët maqedonas, por policët evropian nuk kanë kompetenca”, thonë diplomatët në Bruksel  të cilët punojnë në këtë tematikë.

Për diplomatët në BE është e pakuptueshme që mbahet peng marrëveshja  si Fronteks për shkak të kontestit bilateral rreth gjuhës maqedonase dhe përkujtohet se nëse marrëveshja nuk nënshkruhet, Maqedonia e Veriut nuk ka obligim ligjor  ndaj agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian.

Në pyetjen e MIA-s, nga Bashkimi Evropian u përgjigjën se presin që Sofja dhe Shkupi ta tejkalojnë kontestin.

“Marrëveshja ende nuk është në fuqi sepse negociatat vazhdojnë. Referencat për gjuhën maqedonase janë pengesa e vetme për nënshkrimin e marrëveshjes me Fronteksin. Komisioni i inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjejnë zgjidhje të pranueshme”, deklaruan nga shërbimi  i Komisionit Evropian për MIA. 

Related posts

Takime të zëvendëskryeministrit Dimitrov me ministrant nga BE-ja – mbështetje e fuqishme për dosjen evropaine të Maqedonisë së Veriut

D V

Dimitrov në mbledhje me Varhejin: Samiti duhet të dërgojë sinjal të qartë politik për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor

D V

Carovska: Për të gjithë nxënësit ka edhe libra edhe tabletë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More