Agjencia Zhurnal.mk

KE nuk konfirmon video-takim mes BE-së dhe liderëve nga Ballkani Perëndimor

Shkup, 28 prill – Zhurnal.mk – Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero ka deklaruar se nuk ka informata për takim mes eurokomesarit për zgjerim, Oliver Varheji dhe ministrat për punë të jashtme nga Ballkani Perëndimor, informon Zhurnal.

Informacionin e publikoi Al Xhazira Balkan, duke u bazuar në burime diplomatike, por nga kabineti i eurokomesarit nuk janë të njoftuar me këtë video konferencë, qëllimi i së cilës, sipas Al Xhazirës, është të përgatitet video samiti i ardhshëm mes liderëve të BE-së dhe liderëve nga Ballkani Perëndimor.

“Nuk kemi asnjë vërtetim, por gjithsesi se do të ketë kontakte për t’u përgatitur samiti më 6 maj, por nuk ka ende vërtetim për ndonjë video konferencë specifike”, deklaroi Ana Pisonero.

Shefi i shërbimit të zëdhënësit të Komisionit Eurpoian, Erik Mamer, paralajmëroi se nesër në rend dite në kolegjin e rregullt të eurokomesarëve do të debatohet për samitin BE-Ballkani Perëndimor dhe mënyrën si Unioni Europian kontribon në rajon./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...