Agjencia Zhurnal.mk

KE: Të përforcohen kapacitetet administrative dhe operative për të gjitha llojet e transportit në RMV

Shkup, 12 tetor, zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut është mesatarisht e përgatitur në sferën e transportit. është realizuar avancim i kufizuar, por vetëm lidhur me lidhshmërinë. Është i nevojshëm përkushtim i rritur politik për zbatimin e reformave të nevojshme sektoriale dhe më shumë përpjekje për përforcimin e kapaciteteve administrative dhe operative për të gjitha llojet e transportit. Nuk ka avancim në përfundimin e reformave kyçe në sektor dhe rekomandimet nga viti 2019 mbesin të njëjta, thekson Komisioni Evropian në kapitullin 14 – politikat transportuese nga Raporti për avancimin e shtetit.

Sipas rekomandimeve të KE-së, shteti vitin e ardhshëm duhet ta përforcojë kapacitetin operativ dhe administrativ të trupave inspektues dhe ta ulë numrin e viktimave në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. Të zbatojë masa reformuese në hekurudhë dhe në hapjen e tregut të transportit hekurudhor, si dhe të vendos sistem kombëtar për mbledhje të vazhdueshme të të dhënave për aksidente rrugore dhe t’i finalizojë marrëveshjet dhe protokollet për vendkalimet kufitare. Rekomandohet edhe të sillet legjislacion për sisteme inteligjente transportuese (SIT) dhe të investohen përpjekje shtesë për krijimin e kornizës strategjike për zbatimin e SIT dhe rrjete bazë.

Siç qëndron në raport, janë vendosur legjislacioni i përgjithshëm për transport, dokumentet kyçe strategjike për transport dhe nënsektorët e tij, por Strategjia kombëtare për transport 2018-2030 ende nuk ka plan përkatës të veprimit.

“Nuk ka pasur avancim në përforcimin e kapacitetit operativ dhe administrativ për të gjitha llojet e transportit. Ligji për hetime të aksidentet ajrore dhe hekurudhore tani më është në fuqi. Megjithatë, ende ka anulime në formimin e trupit të pavarur për hetime të aksidenteve hekurudhore. Nevojiten përpjekje shtesë për zbatimin e legjislacionit të BE-së në pjesën e të drejtave të udhëtarëve në të gjitha llojet e transportit. Nevojiten edhe përpjekje të mëtutjeshme për transportim të plotë të Direktivës për sistem inteligjent për transport (ITS) dhe vendosje të ligjeve relevante kombëtare. Nevojitet edhe strategji e plotë për ITS me resurse shoqëruese. Korniza ligjore për transportin rrugor është në masë të madhe e harmonizuar me legjislacionin e BE-së, ndërsa me të është harmonizuar edhe legjislacioni për materie të rrezikshme”, qëndron në Raport.

KE-ja konstaton edhe se nuk është arritur avancim në vlerësimin e konformitetit të pajisjes së përhershme për transportin e materive të rrezikshme. Nevojiten përpjekje shtesë për harmonizim me legjislacion social dhe të sigurt të BE-së, si dhe për formimin e sistemit kombëtar për grumbullim të vazhdueshëm të të dhënave për aksidentet rrugore. planet e veprimit për inspekcion të sigurisë së rrugëve dhe revizioni duhet të ndiqet dhe të zbatohen, tregon KE-ja.

Rekomandon që Inspektorati transportues t’i përforcojë kapacitet e veta teknike për punë. Është e nevojshme edhe harmonizim i mëtutjeshëm në pjesën e dënimeve për mosrespektimin e Marrëveshjes evropiane për punën e ekuipazhit të automjeteve në transportin rrugor ndërkombëtar (AETR).

Nga KE-ja theksojnë edhe se nuk është arritur avancim në transportimin e legjislacionit për energji të pastër dhe automjete efikase energjetike për transport rrugor dhe sisteme inteligjente transportuese, si dhe për miratimin e planeve pesëvjeçare për mbajtjen e rrugëve dhe hekurudhës.

Prej atje theksojnë se legjislacioni për sigurinë e hekurudhës është i siguruar, por janë të nevojshme përpjekje të mëtutjeshme për zbatim të drejtë. “Marrëveshja për bashkëpunim tejkufitar hekurudhor me Greqinë duhet të nënshkruhet, ndërsa ai me Kosovën tërësisht të zbatohet. Ende nuk është formuar trup për hetime të aksidenteve. Në nëntor të vitit 2019, autoritetet hekurudhore e nënshkruan Deklaratën për kulturë evropiane të sigurisë së hekurudhës, e cila ka për qëllim ta ngritë vetëdijen dhe të promovojë kulturë pozitive të sigurisë në tërë industrinë”, qëndron në Raport.

Për komunikacionin ajror, megjithatë, theksohet se shteti ka nivel të mirë të harmonizimit me legjislacionin e BE-së dhe pjesërisht është harmonizuar me legjislacionin për siguri.

“Me mbështetje nga Agjencia e BE-së për aviacion civil i plotëson kërkesat nga Marrëveshja evropiane për aviacion të përbashkët. Harmonizimi dhe zbatimi i legjislacionit për qiell të përbashkët evropian duhet të kontrollohet nga Agjencia evropiane për siguri të avicaionit (EASA). Nevojiten përpjekje shtesë për lehtësimin e inspektimeve të standardizuara të EASA-s”, thekson KE-ja.

Në pjesën e kapitullit për transport të kombinuar qëndron se është i nevojshëm avancim në vendosjen e nyjes multimodale në afërsi të Shkupit dhe për miratimin e legjislacionit specifik të harmonizuar me rregullat e BE-së.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...