Agjencia Zhurnal.mk

KE: Të përmirësohet qasja deri te arsimi cilësor, rekomandimet nga viti i kaluar pjesërisht janë plotësuar

Shkup, 10 tetor – Në sferën e arsimit, vendi është mesatarisht i përgatitur, konstatoi Komisioni Evropian në raportin vjetor. I ngadalshëm është përparimi n[ë vendosjen e masave nga Strategjia për arsim 2018-2025, ndërsa rekomandimet nga raporti nga viti 2019 janë pjesërisht të plotësuara dhe mbeten të vlejnë edhe më tej.

Përparim është bërë me miratimin e ligjeve të reja për arsim fillor dhe për arsimtarët dhe bashkëpunëtorët profesionalë në shkollat fillore dhe të mesme, si dhe me reformat në arsimin profesional dhe stërvitjen.

Gjatë vitit të ardhshëm vendi duhet t’i përkushtohet implementimit të kornizës së re strategjike për arsimin, posaçërisht qëllimeve të arsimit parashkollor, në rritjen e përkrahjes për stërvitje dhe zhvillim profesional të arsimtarëve dhe sigurimin e procesit efikas të notimit dhe përmirësimin e qasjes deri te arsimi cilësor për të gjithë, posaçërisht për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të bashkësisë rome.

Raporti vëren se sistemi arsimor është i nënshtruar në ndikimin politik dhe korrupsionit, vazhdon ndarja në linja etnike, ndërsa mbeten edhe pengesat për arsim të integruar. Mbetet e dobët qasja deri te arsimi i rregullt për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe qasje të kufizuar deri te objektete shkollore, mungojnë materiale adekuate për mësim dhe është e pamjaftueshme përkrahja e arsimtarëve. Fëmijët dhe nxënësit romë edhe më tej ballafaqohen me pengesa deri te arsimi i rregullt dhe cilësor, por se ligjet e reja parashikojnë përmirësimin e cilësisë së arsimit dhe përfshijnë masa për përfshirje më të madhe dhe përforimin e zhvilimit profesional të arsimtarëve.

Për arsimin në vitin 2019 janë harxhuar 3,7 për qind nga BPV. Janë rritur investimet qeveritare në edukimin e hershëm dhe janë të qasshme 1284 vende publike shtesë parashkollore, por edhe krahas kësaj, niveli i përgjithshëm i të regjistruarve mbetet i ulët. Qëllimi i BE-së në arsim dhe edukim të më të vegjëlve është vendosur në 95 për qind, ndërsa në Maqedoninë e Veriut vetëm 42,2 për qind nga fëmijët prej tre deri gjashtë vjeç janë regjistruar në institucione të licencuara në vitin shkollor 2019,2020. Në arsimin fillor janë regjistruar 185.955 nxënës, ndërsa në arsimin e mesëm 68.087. Vlerësohet se për shkak të krizës me Kovid-109, në vitin e kaluar shkollor u organizuar onlajn mësim dhe orë në servisin kombëtar për më të vegjlit përmes “TV Klasa”

Raporti përqëndrohet edhe në rezultatet nga testimi ndërkombëtar PISA në tre kategori (lexim me kuptim, matematikë dhe shkenca natyrore) në vitin 2018, të cilat janë ç’publikuar në vitin 2019. Thuhet se vendi i ynë mes të gjitha pjesëmarrësve në këtë testim, të cilin OECD e bën çdo tre vite, ka përmirësim më të mirë në rajon. ËShtë radhitur në vendin e 11 nga fundi i listës përballë vendit të katërt nga fundi i listës në testimin e vitit 2015. Por përmend se vendi është poshtë i radhitur krahasuar me nxënësit e moshës së njëjtë (gjimnazistë 15-vjeçar) nga rajoni dhe se nevojitet përmirësim i cilësisë në arsimin fillor dhe të mesëm.

Duhet të intensifikohet bashkëpunimi institucional për mbrojtje të trashëgimisë kulturore dhe të parandalohet ndërtimi joligjor në vend me status “trashëgimi kulturore me rëndësi të posaçme”, siç janë Ohri dhe Çarshia e Vjetër e Shkupit. Njofton se ende nuk u sqarua edhe financimi i projekteve nga programi vjetor për projekte me interes kombëtar, duke potencuar kritikat nga operatorët kulturorë për mënyrën e ndarjes së parave dhe për ndikimin politik në vendimet.

Pjesëmarrja e vendit në programin “Evropa kreative” të BE-së, sipas vlerësimit të Raportit edhe më tej është në nivel të kënaqshëm, ndërsa nga Ministria e Kulturës kërkohet përforcimi i kapaciteteve që të sigurohet rritje të industrive kulturore dhe kreative dhe tolerancë më e madhe mes bashkësive.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...