Maqedoni

KE vlerëson se Maqedonia e Veriut ka qasje pozitive për fqinjësinë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal

Zhurnal Ads

Shkup, 9 tetor, zhurnal.mk – Raporti i KE-së mbi progresin e reformave në Maqedoninë e Veriut thotë se Qeveria ka marrë një qasje pozitive për bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, të cilat konsiderohen si pjesë thelbësore e procesit të anëtarësimit të vendit në BE. Ato kontribuojnë në stabilitetin, pajtimin dhe në një klimë të përshtatshme për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale dhe të trashëguara nga e kaluara.

“Maqedonia e Veriut vazhdoi të marrë pjesë aktive në iniciativat rajonale si Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), Komuniteti i Energjisë, Komuniteti i Transportit, Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit RECOM dhe Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) 13. Në prill të vitit 2020, Maqedonia e Veriut u bë anëtare e Strategjisë së BE-së për Rajonin Adriatiko-Jon (EUSAIR).

Gjatë krizës KOVID-19, bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës u tregua i domosdoshëm. Vendosja e vijave të gjelbra në rajon ka provuar kapacitetin e rajonit për të adresuar me shpejtësi dhe me efikasitet sfidat e përbashkëta. Organizatat rajonale përfshirëse – Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, Komuniteti i Transportit dhe CEFTA – ishin thelbësore për t’iu përgjigjur krizës ndaj Kovid.Këto arritje, thuhet, duhet të shndërrohen në përmirësime të qëndrueshme.

Bazuar në rezultatet e samiteve të mëparshme me rajonin, Samiti i Ballkanit Perëndimor në Poznanj u përqëndrua në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushat e ekonomisë dhe tregtisë, agjendën digjitale, lidhjen, sigurinë, luftën kundër korrupsionit, promovimin e pajtimit dhe të rinjve. Samiti miratoi një numër arritjesh në këto fusha, në veçanti Deklaratën e Podgoricës mbi Tranzicionin e Energjisë së Pastër, Marrëveshjen Rajonale të Roamingut të nënshkruar në Beograd, një paketë thelbësore të lidhjes dhe Deklaratën për Integrimin e Romëve. Thuhet gjithashtu se ky ishte një rast për të filluar përgatitjen e një Axhende të Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Përmendet gjithashtu se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut janë bashkëkryesuese të Procesit të Berlinit në vitin 2020, që synojnë forcimin e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Maqedonia Veriore, citohet në Raport, demonstroi angazhimin e saj për të siguruar një shtysë të re për bashkëpunimin rajonal dhe pronësinë e zgjeruar rajonale në samitet e Novi Sadit, të Ohrit dhe të Tiranës. Është e rëndësishme që iniciativat rajonale të përfshijnë të gjithë partnerët në Ballkanin Perëndimor dhe të bazohen në rregullat e BE-së, në angazhimet e bëra më parë nën CEFTA, Zonën Ekonomike Rajonale (REA) ose Traktatin e Komunitetit të Transportit. Shumë zotime dhe vendime janë bërë tashmë brenda këtyre kornizave rajonale dhe ato duhet të zbatohen shpejt, sugjeron Raporti.

Në Samitin e Zagrebit në 6 maj të vitit 2020, udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor ranë dakord që thellimi i integrimit ekonomik rajonal duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për të ringjallur Ballkanin Perëndimor. Për ta bërë këtë, Maqedonia e Veriut duhet të luajë një rol konstruktiv në ndërtimin e një tregu të përbashkët rajonal, i cili do të jetë thelbësor për rritjen e atraktivitetit dhe konkurrencës së rajonit. Kjo do të ndihmojë Maqedoninë e Veriut të përshpejtojë rimëkëmbjen e saj nga efektet e pandemisë – veçanërisht duke tërhequr investitorë që kërkojnë diversifikimin e zinxhirëve të furnizimit dhe vlera më të shkurtra. Një treg i tillë i përbashkët rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës, ​​bazuar në rregullat e BE-së dhe bazuar në arritjet e planit shumëvjeçar të veprimit për zonën ekonomike rajonale.

Vendi, theksohet, ka qëndruar në mënyrë konstruktive i përkushtuar në marrëdhëniet bilaterale me vendet e tjera në procesin e integrimit evropian dhe me vendet fqinje që janë anëtare të BE-së.

Lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë, thuhet se gjatë periudhës raportuese, vendi u përqëndrua në Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit. Kryeministri Borisov vizitoi Shkupin në gusht të vitit 2019 me rastin e përvjetorit të dytë të marrëveshjes. Më parë në qershor të vitit 2019, takimi i parë i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar u mbajt në Sofje dhe u bashkë-kryesua nga ministrat e jashtëm të të dy vendeve.

Gjatë periudhës së raportimit, të dy palët nënshkruan disa marrëveshje, duke përfshirë një protokoll mbi bashkëpunimin në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe një memorandum për bashkëpunimin në fushën e transportit dhe punës ekipore ndërkufitare. Gjatë periudhës raportuese u mbajtën disa takime të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar për Çështje Arsimore dhe Historike. Bullgaria i dha mbështetje vendit në kontekstin e krizës së kovidit, duke përfshirë sigurimin e pajisjeve të shërbimeve mjekësore dhe mbështetjen e riatdhesimit të shtetasve të bllokuar.

Në marrëdhëniet me Greqinë gjatë periudhës së raportimit, vëmendje e veçantë u vu në Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, e cila përfshin rritjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushat e tregtisë dhe ekonomisë, energjisë, mbrojtjes dhe bashkëpunimit ndërkufitar.

Komiteti i Përbashkët Ndërdisiplinor i Ekspertëve për Çështje Historike, Arkeologjike dhe Edukative mbajti katër takime gjatë periudhës së raportimit. Lidhur me markat tregtare dhe komerciale u krijua një grup ndërkombëtar ekspertësh i cili takimin e tij të parë e mbjati në qershor të vitit 2019. Gjithashtu, në qershor të vitit 2019, në Shkup u mbajt edhe takimi i shtatë i Komitetit të Përhershëm të Përbashkët Kufitar. Në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, Ambasadori i parë grek në Maqedoninë e Veriut i paraqiti letrat kredenciale Presidentit të Maqedonisë së Veriut në Shtator të vitit 2019. Vazhduan kontaktet politike të nivelit të lartë. Ministri i Jashtëm grek Dendias e vizitoi Shkupin në nëntor të vitit 2019. Të dy ministrat e shëndetësisë u takuan në Athinë në maj të vitit 2020 për të shkëmbyer përvoja mbi aksesin dhe trajtimin e Kovid-19, si dhe sfidat me të cilat përballen vendet për shkak të pandemisë, citohet në raportin e KE-së.

Postime të ngjashme

Numri i të infektuarve edhe më tej i lartë, të respektohen masat

Z H

Xhaferi realizoi takim me Ambasadorin rus Bazdnikin

XH,I

Konfirmohet lajmi i Zhurnal/Ridvan Bajrami emërohet drejtor i Toksikologjisë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...