Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Kean ka bindur drejtuesit e PSG

Sulmuesi i huazuar tek PSG, Moise Kean, ka bindur zyrtarët e klubit parisien për blerjen përfundimtare të tij.

Sulmuesi italian i Paris Saint-Germain, Moise Kean, ka bindur drejtuesit e klubit parisien për blerjen përfundimtare të tij.

Sipas “Tuttomerkatoweb.com”, transferimet e PSG, Rafinha, Alessandro Florenzi dhe Moise Kean kanë qenë lojtarë të rëndësishëm që nga ardhja e tyre në Paris. Por, më i dalluari nga ta, ishte Kean, italiani ka bindur drejtuesit e PSG për blerjen e tij, por problemi qëndron se huazimi i tij nga Everton është vetëm huazim i thjeshtë pa të drejtë blerje, transmeton lajmi.net.

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, është vënë në lëvizje për të arritur një marrëveshje me Everton sipas “SkySports”, thuhet se klubet janë gati të arrijnë marrëveshje që kap vlerën rreth 34 milionë euro për transferimin e përhershëm të italianit në “Parc des Princes”.

Kean këtë sezon, ka regjistruar 11 paraqitje në Ligue 1 dhe ka shënuar shtatë gola për klubin parisien.

Postime të ngjashme

Milani dëshiron të mbyllë sa më parë transferimin e Tomorit

Z H

Courtois: Gara për titull ende s’ka mbaruar

Z H

Bartomeu ka kaluar natën në paraburgim në Kataluni

Z H

Lëndohet Ibra, mungon në katër ndeshjet shumë të rëndësishme për Milanin

Z H

Crotone shkarkon trajnerin Stroppa

Z H

Top-23 yjet e futbollit që mbesin pa kontrata në fund të këtij sezoni

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...