Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Keith ndan fotografi krah Adrianës të realizuara gjatë vitit: Më mungon, shihemi së shpejti

Aktorja nga Gjilani, Adriana Matoshi, gjatë këtij viti ka arritur suksese të mëdha në karrierë, duke bërë që emri i saj të përmendet edhe në tregun ndërkombëtar.

Krahas kësaj, ajo këtë vit ka njoftuar për lidhjen e re me futbollistin e artistin afrikan, Keith Groeneveld.

Të njëjtit kanë shijuar një kohë të mirë së bashku, ndërsa momentalisht ndodhen larg njëri-tjetrit.

Me këtë rast, Kido (emri artistik i Keith) ka ndarë disa fotografi pranë Adrianës të realizuara në vitin 2020.

Në njërin nga imazhet, dyshja shfaqen të përqafuar së bashku në një nga vendet luksoze në Prishtinë ku shkruan, “Të dua”.

“Më mungon loçka, shihemi së shpejti”, ka qenë mbishkrimi i një tjetër fotografie që Keith ka ndarë në InstaStory.

Adriana dhe Keith vazhdojnë të dëshmojnë dashurinë ndaj njëri-tjetrit, përkundër paragjykimeve që janë bërë për shkak të diferencës në moshë.

Postime të ngjashme

Enisa vjen e mrekullueshme me cover-in “Kujt i thua xhan” (Video)

T E

Anxhela Peristeri prezanton videoklipin e këngës që do na përfaqësojë në “Eurovision”

T E

Don Xhoni dhe Tayna së shpejti në bashkëpunim

S.B.

Qentë e Lady Gagës gjendet të sigurt pas sulmit që iu bë rojtarit të këngëtares

S.B.

George Clooney dhe Julia Roberts do të bashkohen për filmin “Ticket To Paradise”

S.B.

Bebe Rexha zbulon fobinë e saj: Urrej udhëtimin me aeroplan

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...