Kek i shijshëm me pjeshka

Përbërësit për tavë për plumcake, 30 x 10 cm të gjatë ose me diametër 24 cm:
260 g miell
180 g sheqer
120 g gjalpë i tretur, i vakët
3 vezë
1 bustinë sodë për ëmbëlsira
1 bustinë vanilje
5 pjeshka

 

Përgatitja: Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
1. Presim pjeshkat në copa.
2. Rrahim vezët me sheqerin me rrahësen elektrike për 5 minuta. Shtojmë miellin dhe sodën me sitë dhe i përziejmë me kujdes me spatul, shtojmë gjalpin dhe pjeshkat.
3. Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për 35/40 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.

Related posts

Supë e ftohtë verore me perime të pjekura

D V

Pa sheqer dhe qumësht: Akullore që mund ta shijoni edhe kur jeni në dietë të rreptë

Redaksia

Makarona Penne me salsiçe të freskët dhe rukola

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com