Agjencia Zhurnal.mk

Kek me mollë e puding vanilje

Përbërësit:
3 mollë
150 gr gjalpë
100 gr sheqer
1 sheqer vanilje
një fije kripë
2 vezë
8 lugë gjelle qumësht
1 puding vanilje
250 gr miell
3 lugëza pluhur pjekurinash

Udhëzimet:
1 Furrën ngroheni në 180 gradë.

2 Mollët qërojini, largojuni bërthamat dhe pritini në kubikë të madhësisë së njëjtë.

3 Gjalpën e mbajtur në ambient dhome miksojeni me sheqerin, sheqer vaniljen dhe kripën derisa të fitoni një masë kremoze. Më pas shtoni vezët dhe qumështin.

4 Në një enë tjetër bashkoni pudingun, miellin dhe pluhurin për pjekurina e më pas shtoni tek masa me gjalpë.

5 Në fund shtoni edhe mollët.

6 Tavën ku do të piqet ëmbëlsira lyejeni me yndyrë dhe aty zbrazeni brumin e fituar.

7 Ëmbëlsira piqet për afro 45 minuta.

8 Sipas dëshirës, para servimit mund ta spërkasni me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë./meshije.com

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...