Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Kelly Clarkson tregon të vërtetën në lidhje me ndarjen nga Brandon Blackstock

Kelly Clarkson reflektoi në një vit të trazuar që përfshinte njoftimin për divorcin nga bashkëshorti i saj, Brand Blackstock.

Këngëtarja theksoi në “The Kelly Clarkson Show”, se ka mësuar përgjatë këtyre muajve si kurrë më parë për jetën e saj.

“Edhe në moshën 38 vjeçare, ndihem sikur gjithmonë ndryshoj dhe përparoj në një kuptim të mirë, në një mënyrë të mirë. Dhe gjithmonë dua të sigurohem se jam versioni më i mirë i vetvetes”, tha Clarkson.

Fituesja e Grammy pranoi se ajo ende nuk u përmbahet këshillës së mamasë së saj, Jeanne.

“Nëna ime më ka thënë që kur isha fëmijë: Ti je ajo me të cilin rrethohesh”, shpjegoi Clarkson. “Ju doni të siguroheni që jeni të rrethuar nga njerëz që gjithashtu dëshirojnë të jenë versionet më të mira të vetvetes dhe gjithashtu duan një qëllim të mirë të përbashkët për të gjithë, jo vetëm për veten e tyre, apo jo?”.

Clarkson bëri kërkesë për divorc nga Blackstock në qershor të vitit 2020 duke përmendur ‘gjëra të papajtueshme’.

Çifti kërkoi kujdestarinë e përbashkët të dy fëmijëve: vajzës River, 5 vjeçe dhe djalit Remington, 4 vjeç.

Biondja së pari tregoi për divorcin publikisht në shtator kur ajo u kthye në xhirimet e shfaqjes së saj ditore.

Postime të ngjashme

Labi publikon radhën e njerëzve që po presin për koncertet e tij: Nuk janë zgjedhjet, është prezenca jonë

Dafina Vidishiqi

Afërdita Demaku merr vaksinën anti-Covid

Dafina Vidishiqi

“Flora S”, së shpejti projekte me “Miqtë e Amerikës”

Dafina Vidishiqi

Zanfina Ismaili: Kjo gjeneratë ka vrarë vlerat e moralit, shoqërisë, marrëdhënieve dhe besnikërisë

Dafina Vidishiqi

Rita Ora me poza tërheqëse nga Los Angeles, paralajmëron diçka të re për fansat

Dafina Vidishiqi

Dua Lipa, Coldplay dhe The Beatles bënë që industria britanike e muzikës të shënojë rekord fitimesh

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...