Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Këlyshi që jetoi 56 mijë vjet më parë

Një këlysh ujku i gjetur i mumifikuar në Kanadanë e veriut dyshohet se ka jetuar 56 mijë vjet më parë. Është ky përfundimi i fundit i shkencëtarëve. Këlyshi femër është zbuluar nga një minator në provincën Yukon në 2016-ën. Këlyshi ka qëndruar në acar për mijëra vjet.

Ajo është quajtur Zhur, që do të thotë ujk në gjuhën lokale. Shkencëtarët thonë se ky këlysh është mumja më e kompletuar e ujkut që njihet. Kjo pasi i kanë mbetur akoma qimet dhe dhëmbët.

“Praktikisht është 100% e paprekur. Ajo që mungojnë janë sytë”, tha profesoresha që drejtoi kërkimin shkencor, Julie Meanchen.

Duke përdorur disa teknika të ndryshme, ekipi pati mundësinë që të përcaktonte disa aspekte jetësore të jetës së këlyshit, që nga mosha e deri tek shkaku i mundshëm i vdekjes.

Gjetjet, e publikuara në gazetën Current Biology tregojnë se këlyshi dhe e ëma kanë ngrënë peshk ose salmon. Sipas analizave dyshohet se këlyshi i ujkut ka qenë nga 6 deri 8 javësh kur ka ngordhur.

Postime të ngjashme

Një dasmë bamirësie për çiftin e pastrehë

S.B.

Në malet e Zvicrës kërkohen vullnetarë për t’i trembur ujqërit

S.B.

Macja e zhdukur ribashkohet me pronarin pas 15 vjetësh

S.B.

Cili nga këta katër katrorë është i ndryshëm nga të tjerët?

S.B.

Njihuni me oficerin 91 vjeçar të policisë në SHBA, i cili nuk ka në plan të pensionohet

S.B.

Shakaja në TikTok, e bën nënën të mendojë se vendi i saj po sulmohet me armë bërthamore

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...