Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Mickoski këmbëngulë: Diaspora evidentohet, nuk regjistrohet

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Kryetari i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka përsëritur qëndrimin e tij, se për momentin bëhet kryerje e evidentimit të diasporës, dhe jo regjistrim i saj.

Ai këtë e ka theksuar në intervistën në Klik Plus në TV21. Edhe pse në ligj thuhet diaspora vetregjistrohet, Mickoski thotë se ka vetëm evidentim, pasi që sipas tij, regjistrohet popullsia që jeton në vendin tonë.

“Ne për momentin po bëjmë evidentim të diasporës, pasi popullsia që jeton në vendin tonë, ajo regjistrohet, kjo së paku është edhe në bazë të standardeve të Eurostatit”, tha Mickoski.

Ai si shembull për këtë, e dha edhe atë, pasi thotë, diaspora tashmë është regjistruar në shtetet ku jeton. “Dihet saktë se çfarë do të thotë evidentim i diasporës, dhe çfarë regjistrim”, tha Mickoski.

Nëse ndodh e kundërta e kësaj, ai thotë, nuk do të pranojmë rezultatet e regjistrimit.

Postime të ngjashme

Qytetarët nuk i njohin përfaqësuesit e tyre në pushtetin lokal

R Zh

Visar Ganiu: Urime Drita Islami – suksese edhe në gara të tjera të përmasave botërore

R Zh

Karakachanovi kritikon Borissovin për “kthesën” në qëndrimin e tij ndaj RMV-të

R Zh

Nikollovski: VMRO nuk do të lejojë zgjedhje lokale pa ‘fingerprint’

R Zh

Koalicioni ASH – Alternativa kërkojnë dorëheqjen e Mila Carovskës

R Zh

Janë regjistruar tetë raste të reja me Kovid-19, nuk ka të vdekur

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...