Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Këmbësorët shpesh pësojnë në aksidente komunikacioni

Nga 25 deri në 30 për qind e numrit të përgjithshëm të viktimave në aksidente komunikacioni janë këmbësorë, ndërsa statistikat tregojnë se këmbësorët e moshuar mbeten një nga grupet më të prekshme dhe të rrezikuara të përdoruesve të rrugës. Këmbësorët janë grupi më masiv dhe më i prekshëm i pjesëmarrësve në komunikacion, dhe në të njëjtën kohë më pak i kontrolluar dhe më pak i sanksionuar, informon Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR).

“Fatkeqësisht, përkundër faktit se ata i përkasin grupit të rrezikshëm dhe të prekshëm të pjesëmarrësve në komunikacion, këmbësorët janë gjithashtu pjesëmarrësit më të padisiplinuar në komunikacion. Këmbësorët marrin pjesë në komunikacion duke realizuar aktivitetet e tyre të përditshme dhe problemi kryesor është se këmbësorëve u mungon ndjenja se janë pjesëmarrës aktivë në komunikacion dhe se u nënshtrohen rregullave dhe rregulloreve të komunikacion që duhet të respektohen”, thonë KRSKRR-ja.

Për kalimin e sigurt të rrugës, theksojnë ata, nevojitet që plotësisht të respektohen rregullat dhe rregulloret e komunikacionit nga këmbësorët dhe shoferët.

KRSKRR-ja u kujton shoferëve që të vozisin me kujdes të veçantë sa herë që i afrohen një vendkalimi për këmbësorë, për të zvogëluar shpejtësinë dhe për të lënë këmbësorët të kalojnë vendkalimin për këmbësorë. Sidoqoftë, theksojnë ata, kjo nuk do të thotë që këmbësorët kanë një përparësi absolute të kalimit.

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

Ali Ahmeti: Mbretëreshat e xhudos do mbeten inspirim dhe simbol për brezat e ardhshëm

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...