“Kemi 800 mijë vota”/ Rama aspak i pakënaqur me angazhimin vullnetar të socialistëve

nga Xh M

Në takimin e kryetarit të PS, Edi Rama, me socialistët e Njësisë 5 në Tiranë, veteranët nuk kanë marrë mbështetjen e kërkuar nga partia.

Burime bëjnë me dije se socialistët përfaqësues të veteranëve kanë kërkuar më shumë kushte, por Rama u ka kërkuar që të mos mendojnë vetën për vetën, duke i kërkuar ashensor kryetarit të bashkisë se, sipas tij, nuk është përgjegjësi e tij.

Rama është treguar i pakënaqur edhe me angazhimin vullnetar të socialistëve. Gjithashtu, mësohet t’u ketë thënë socialistëve që PS ka rreth 800 mijë vota, prandaj duhet të angazhoheni të gjithë duke dalë për të punuar në terren, shkruan A2 CNN.

Ndërsa një tjetër kërkesë ka qenë vota e diasporës, duke ju kërkuar atyre që deri në fund të plotësohen objektivat për regjistrimin e shqiptarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More