Kënga e re e Butrint Imerit për vetëm dy ditë katër milionë klikime dhe është bërë ‘trending’ në shumë vende të botës

Ai vetëm dy ditë më parë solli këngën e re dhe tashmë është bërë ‘trending’.

Bëhet fjalë për këngëtarin Butrint Imeri, i cili kësaj radhe erdhi me një solo projekt të quajtur “Kuku”.

Kjo këngë vetëm për një kohë të shkurtër ka grumbulluar mbi katër milionë klikime në platformën YouTube.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Madje është bërë ‘trending’ numër 1 në Shqipëri, Austri, Zvicër, Gjermani e po ashtu edhe në Maqedoni.

Sipas një publikimi të bërë nga artisti, projekti gjendet i katërti në Itali e Sloveni, i pesti në Belgjikë, i gjashti në Suedi, i 8 në Greqi e kështu me radhë deri në Londër.

Butrint Imeri (Foto: Instagram)

Momentalisht ndër më të dëgjuarat e me të përfolurat në trojet shqiptare dhe kjo tani veçse u dëshmua.

Butrinti këtë periudhë ka qenë i angazhuar edhe me koncerte jashtë Kosovës, kryesisht nëpër Evropë.

Related posts

Dua Lipa mahnit sërish me stilin e veshjes, vjen e veçantë në imazhet e reja

D V

“Diçka e çmendur po vjen” – Loredana dhe Don Xhoni me një bashkëpunim?

D V

Ndalohet nga policia Rinor Hykolli – ishte në kërkim për lëndim të rëndë trupor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More