Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë, poston foton e ëmbël me vogëlushen dhe zbulon emrin e saj

nga Xh M

Këngëtari shqiptar Ermal Meta është bërë baba për herë të parë. Fortuna Marie ka ardhur në jetë ditën e sotme dhe babi Ermali dhe mami Chiara s’mund të ishin më të lumtur se kaq.

Ka qenë vetë këngëtari shqiptar ai i cili në llogarinë e tij në “Instagram” ka publikuar foton e parë familjare, dy duart e prindërve bashkë me dorën e vogël të vogëlushes.

Gjithashtu, Ermali s’ka lënë pa shkruar dhe fjalët që i kanë dalë nga shpirti në ato momente.

“Dora ime nuk ka qenë kurrë kaq e madhe, as zemra ime. 19.06.2024”, shkruan Ermali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More