19 C
Skopje
29/10/2020
Shqipëri

Këngëtarja Fjolla Morina ndalohet në kufi, po hynte në Shqipëri me armë zjarri

Ndalohet ne piken e kalimit kufitar te Morines kengetarja kosovare Fjolla Morina, pasi iu gjet ne makine nje arme zjarri.

Policia e Kukesit qe ben me dije lajmin, sakteson se shtetasja 34-vjecare, Fjolla Morina eshte ndaluar pasi ne canten qe kishte ne makinen qe drejtonte vete, iu gjet arme zjarri pistolete dhe 23 fisheke.

Bashke me te jane ndaluar edhe dy personat qe ishin me te ne makine, nderkohe qe ne bagazh i eshte gjetur nje pistolete në dukje e dyshuar lodër cakmak.

NJOFTIMI 

Policia Kufitare e Morinës evidenton dhe godet një rast të tentativës për të hyrë në teritorin shqiptar me armë zjarri me vete.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolete me 23 fishekë luftarak si dhe një pistoletë çakmak.

Vihet në pranga një 34 vjecare që posedonte armën e zjarrit.

Në vjim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës vihen në pranga edhe dy shtetasit që udhëtonin në automjet me shtetasen që posedonte armën e zjarrit.arme

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kanë intensifikuar kontrollet si në dalje, ashtu dhe në hyrje.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, bazuar edhe në informacionet e marra nga Policia Kriminale e DVP Kukës, është kaluar në vijën e dytë për kontroll më të imtësishëm, mjeti tip “Audi”, me drejtuese shtetasen F.M., 34 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë, e cila udhëtonte me shtetasit F.M., dhe F.S., banues në Kosovë e Belgjikë.

Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në çantën e dorës së shtetases F.M, Policia Kufitare gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip “Zoraki”, me 23 fishek.

Ndërsa në bagazh të automjetit u gjet një pistolet në dukje e dyshuar lodër cakmak.

Në përfundim të veprimeve hetimore, Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve;

F.M., 34 vjeçe, banues në Prishtinë, Kosovë, F.M., 29 vjeç, banues Bresalc, Kosovë dhe F.S., 29 vjeç, banues për Belgjikë.

Arrestimi i tyre u bë për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprime të mëtejshme.

Related posts

Zbardhet aksidenti me vdekje në Fushë-Krujë/ Dy të rinjtë po ndiqeshin nga policia, ishin në një tentativë grabitje. Kush është viktima (FOTO)

admin

Ngjarje tragjike në Berat! Darkoi me familjen, më pas piu fotoksinë dhe ra të flinte. Babai i dy fëmijëve i jep fund jetës

admin

“Wagner” arma sekrete e investimeve ilegale të Kremlinit për krijimin e kaosit në Shqipëri e vendet e Ballkanit.

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Pranoj Më tepër...