Keni dëgjuar për qytetin e dhive të Francës?

nga D V

Keni dëgjuar për qytetet fantazma, por sigurisht jo për “qytetet e dhive”.

Dhe nëse jo, ka një të tillë.

Bëhet fjalë për Les Lindarets në Alpet Franceze që shpesh përmendet si “Fshati i dhive”.

Kjo për faktin se gjatë muajve të verës, ai mbushet me dhi “miqësore” që enden të lirë dhe mirëpresin turistët që kalojnë, përcjell Telegrafi.

Sipas Vallee d’Aulps, një uebsajt lokal turistik, dhitë janë ‘gjithmonë kurioze’ dhe ‘gjithmonë të uritura’ dhe vizitorët mund të blejnë ushqime speciale për t’i ushqyer nga dyqanet lokale.

Fshati është bërë mjaft atraksion turistik dhe ka fituar një vlerësim me katër nga pesë yje në Tripadvisor bazuar në afro 200 komente.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More