Agjencia Zhurnal.mk

“Keni keqinterpretuar fjalët”, Gigi Hadid reagon pasi u tha se ka fshehur barkun e rrumbullakosur

Modelja e famshme botërore, Gigi Hadid, në prill njoftoi se po bëhet nënë për herë të parë.

Ajo është në muajt e parë të shtatzënisë dhe po e ruan me shumë fanatizëm këtë pjesë, teksa po merr vëmendje të madhe për këtë periudhë të rëndësishme në jetën e saj.

Sipas artikullit të tyre, kjo e fundit ka mohuar se i duket barku dhe në shkrim theksohet: “Gigi Hadid fsheh barkun e rrumbullakosur”.

Biondja ka reaguar nëpërmjet një postimi të ndarë në Twitter, duke treguar me fakte se ‘British Vogue’ i kishte keqinterpretuar fjalët e saj.

“Fsheh…”, nis postimi i Hadid. “Unë u përgjigja [për ndjekësin] se nga përpara nuk duket për shkak të veshjes së gjerë që kisha veshur”.

“Nuk po mundohem të fsheh asgjë. Do jem krenare dhe e lumtur të ndajë ndryshimet e trupit gjatë shtatzënisë kur të më duket e arsyeshme. Faleminderit”, ka sqaruar më tej 25-vjeçarja.

E njëjta gjithashtu ka shtuar: “Për momentin po shijoj çdo moment pranë familjes dhe njerëzve të zemrës”.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!