Forumi i Bashkëpunimit Mediatik “Partnerët afrikanë” 2023 u zhvillua të hënën në Najrobi, kryeqytetin e Kenias. Ky forum, i organizuar bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Bashkimi Afrikan i Transmetimeve, kishte si temë “Kërkimi i mësimit të ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve, krijimi i së ardhmes së përbashkët”.
Në këtë forum ishin të pranishëm ministri i Kulturës dhe i Turizmit i Kinës Hu Heping, kryeekzekutivi i Bashkimit Afrikan të Transmetimeve Grégoire Ndjaka, ambasadori i Kinës në Kenia Zhou Pingjian, si dhe mbi një qind drejtues të mediave të 27 vendeve afrikane, studiues dhe përfaqësues të ndërmarrjeve kineze e afrikane.

Ministri i Kulturës dhe i Turizmit i Kinës Hu Heping mbajti fjalim në forum/ foto nga CMG
Në fjalimin e tij, ministri Hu tha se, me rastin e dhjetëvjetorit të paraqitjes nga presidenti Xi Jinping të konceptit “Kina dhe Afrika kanë qenë gjithmonë bashkësi me fate të përbashkëta”, ky forum ka rëndësi të madhe për zgjerimin e horizontit të bashkëpunimit miqësor Kinë-Afrikë dhe për vijimin e ndërtimit të bashkësisë me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës dhe Afrikës në epokën e re.
Ndërsa në videofjalimin e tij për këtë forum, kryetari i CMG-së Shen Haixiong tha se CMG-ja është e gatshme të bashkëpunojë me partnerët afrikanë për nxitjen e gjallërisë së zhvillimit të përbashkët Kinë-Afrikë, që të pasqyrojnë bashkërisht forcën tërheqëse të qytetërimeve të shkëlqyera kineze dhe afrikane, duke dhënë kontribut për ndërtimin e bashkësisë me fate të përbashkëta ndërmjet Kinës dhe Afrikës në epokën e re. (Wang Lei/ Artan)

Kryeekzekutivi i Bashkimit Afrikan të Transmetimeve Grégoire Ndjaka mbajti fjalim në forum/ foto nga CMG